Postuar me: 19:06 08-07-2015

Merkel: Doni anëtarësim në BE? Bëni reformën në drejtësi. Rama: Do plotësojmë të gjitha kushtet (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip MerkelReforma në  drejtësi mbetet kusht kryesor për çeljen  e negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE.

Tek kjo reformë e vendosi theksin kancelarja  Merkel, e cila tha se procesi  nuk po ngadalësohet artificialisht. Ajo theksoi se Shqipëria ka bërë hapa para.

“Jemi duke përcaktuar afatet, ajo që na përshpejton është përmbushja e standardeve. Duhet hartuar një plan masash, veprimesh, këtu ka prioritete të caktuara që i vendos KE. Më lejoni të përmend prioritetet e reformës në drejtësi. Janë bërë përparësi, por ka shumë për të bërë. Unë e di që shumë vende presin që ky proces duhet të shkojë përpara, por ne nuk e ngadalësojmë në mënyrë artificial. Ne e duam anëtarësimin e vendeve të Ballaknit Perëndimor”, u shpreh kancelarja gjermane.

Ndërsa kryeministri Rama, tha se qeveria që ai drejton do të angazhohet që deri në vjeshtë  të realizojë reformën në drejtësi dhe se gjithë kushtet e kërkuara do të plotësohen dhe se qeveria është e angazhuar maksimalisht në realizimin e objektivave të kërkuara.

Ne kemi marrë një zotim dhe do ta mbajmë që në fund të vjeshtë së këtij viti do t’i plotësojmë të gjitha, përfshirë edhe reformën në drejtësi. Në atë moment na lind e drejta që të kërkojmë një datë për të filluar negociatat për anëtarësim ne BE. Unë jam i bindur se përsa në takon ky është një proces që vlerën e ka këtu dhe për ne. Jam i bindur se kancelarja do të jetë e para që do të na mbështesë për hapjen e negociatave.

 

08.07.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.