Postuar me: 9:04 20-10-2016

Messi “dëbon” kokëulur Guardiolan nga Camp Nou(www.top-channel.tv)

messiPep Guardiola doli kokëulur nga stadiumi ku ka dalë me dhjetra herë ballëlartë. Në Camp Nou u vu  përballë trashëgimia që la pas spanjolli me skuadrën që duket se do të jetë ekipi për t’u mundur këtë sezon në Premierligë….dhe spektakli ishte i garantuar.

Katër gola, dy kartonë të kuq dhe në fund vetëm një fitues; Messi, që bëri gjithçka në këtë ndeshje. Argjentinasi në minutën e 17-të zhbllokoi rezultatin pas një topi të marrë nga Iniesta dhe pasi driblon edhe vetë portierin Claudio Bravo, e shtyn atë në rrjetë me portën e boshatisur.

Tetë minuta nga nisja e pjesës së dytë, Pep Guardiola tradhëtohet nga portieri që e mori për të zëvendësuar Joe Hart, që u tha se nuk përshtatej me lojën e trajnerit me pasa të shkurtra dhe të shpejta edhe në mbrojtje.

Pikërisht në një moment të tillë, Claudio Bravo gaboi rëndë duke i pasuar topin Luis Suarez. Ky i fundit kërkoi të realizonte një parabolë dhe i ngre topin mbrojtësit ekstrem të City-t mbi kokë dhe portieri “harron” që nuk ishte më brenda zonës e zgjat duart e kap duke shmangur një gol të sigurtë, por jo kartonin e kuq.

Kaq mjaftoi që Messi në të 61 dhe të 69 të gjente sërish rrugën e rrjetës, ndërkohë që balanca numerike do të rikthehej në fushë në minutën e 73-të, kur Mathieu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Por edhe me 10 lojtarë, ishte sërish Barcelona ajo që do të gjente golin. Neymar shënoi pas një topi të marrë nga Messi në minutën e 89-të, dy minuta pasi kishte humbur një penallti.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Bajerni fitoi 4-1 ndaj PSV-së, Beshiktashi befasoi 2-3 Napolin në Itali, Arsenali shkatërroi 6-0 modestët e Ludogorets, Borusia M. fitoi  0-2 në fushën e vështirë të Celtic dhe po me këtë rezultat edhe Benfica fitoi ndaj Dyn. Kiev, ndërsa Atletikos së Simeones i mjaftoi një gol për të marrë tri pikët përballë Rostov e për të ruajtur e vetme në krye klasifikimin në grupin D.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.