Postuar me: 22:28 12-07-2015

Meta: 21 qershori, bazë për zgjedhjet politike (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip MetaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë dje në analizën për zgjedhjet vendore të 21 qershorit të strukturave të LSI-së në qarkun e Durrës. Në fjalën e tij para anëtarëve të LSI-së, Meta vlerësoi se rezultatet e arritura në zgjedhjet vendore janë bazë për zgjedhjet e ardhshme politike.

“Rezultatet e fundit janë një bazë shumë e mirë për të ardhmen. LSI-ja është një forcë politike që ka një rritje të konsiderueshme nga zgjedhjet politike të vitit 2013, me 80 mijë vota dhe padyshim më shumë se sa është dyfishuar në raport e zgjedhjet vendore të vitit 2011, me 140 mijë vota. Ajo që na gëzon më shumë është fakti se LSI-ja ka dalë në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit forcë e parë dhe forcë e dytë politike”, u shpreh Meta, duke renditur dhe bashki të rëndësishme, ku partia që ai drejton ka dalë forcë e parë apo e dytë si në Gjirokastër, Fier e Shkodër.

“Rezultatet në Durrës dhe në Tiranë jashtë jashtëzakonisht pozitive, ku kemi pasur një dyfishim të votave”, theksoi ai. Më tej Meta deklaroi se kjo votë duhet të reflektohet në përforcimin e strukturave të LSI-së, në mënyrë që kjo forcë politike të jetë faktor kryesor i stabilitetit në Shqipëri.

 

12.07.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.