Postuar me: 10:13 06-10-2015

Meta jep nje prononcim per mediat pas mbledhjes me Kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_6994

Meta jep nje prononcim per mediat pas mbledhjes me Kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Meta: Dua të theksoj angazhimin total të LSI-së për të realizuar sa më shpejt dhe me konsensus procesin e dekriminalizimit

Meta: Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme që kemi përpara

Meta: Synohet ndryshim rrënjësor i sistemit të drejtësisë në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit e të goditjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit

Meta: Çelja e negociatave me BE-në mbetet një prioritet kryesor, që mund të arrihet vetëm pas kalimit me sukses të këtyre dy sfidave

Meta: Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet e 21 qershorit të shërbejë si një platformë për të përmirësuar sistemin tonë zgjedhor dhe për të zbatuar të gjitha rekomandimet

Meta: Kryefjala e gjithë angazhimit tonë është ekonomia. Gjithçka duhet realizuar në funksion të përmirësimit të situatës ekonomike

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mblodhi Kryesinë e LSI-së për të diskutuar lidhur me prioritetet dhe axhendën politike të kësaj force politik.

Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të Kryesisë së LSI-së, z. Meta theksoi angazhimin total të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të realizuar sa më shpejt dhe me konsensus procesin e dekriminalizimit, në mënyrë që të ç’rrënjoset një herë e mirë çdo lloj ndikimi kriminal në politikën e vendit.

“Jo vetëm kaq, por edhe për të vendosur standarde të larta të integritetit të përfaqësuesve publikë të qytetarëve shqiptarë. Ndaj, vlerësojmë faktin që ky proces tashmë ka hyrë në trasenë e konsensusit, dhe jemi mjaft të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt, pasi të dyja draftet janë më shumë se 90 për qind të tyre të përafërta dhe shpresojmë që diferencat të kapërcehen me konsensus. Nëse jo, kemi rënë dakord për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias dhe për të pranuar çdo vendim të tij”, tha z. Meta.

Më tej, Lideri i LSI-së theksoi se reforma në drejtësi është më e rëndësishmja dhe se synohet një ndryshim rrënjësor i sistemit të drejtësisë, gjithnjë në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit dhe të goditjes shembullore të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

“Po kështu, çelja e negociatave me BE-në mbetet një prioritet kryesor, i cili natyrisht mund të arrihet vetëm pas kalimit me sukses të dy sfidave që përmenda më parë. Njëkohësisht në këtë drejtim do të doja të theksoja edhe rëndësinë që ka raporti i ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Është e rëndësishme që ky raport të shërbejë si një platformë për të përmirësuar sistemin tonë zgjedhor dhe njëkohësisht për të zbatuar të gjitha ato rekomandime të cilat janë mjaft të vlefshme dhe të dobishme në mënyrë që të mos kemi asnjë shqetësim për zgjedhjet e ardhshme”, – vijoi z. Meta .

Duke u ndalur te çështjet ekonomike dhe që kanë të bëjnë me buxhetin, Kryetari i LSI-së u shpreh se gjithçka duhet realizuar në funksion të përmirësimit të situatës ekonomike, e cila padyshim që paraqet sfida të jashtëzakonshme.

“Ne mbështesim dhe i përkrahim të gjitha përpjekjet, reformat apo edhe aksionet për formalizimin e ekonomisë, por është shumë e rëndësishme të kemi dhe një strategji më të qartë për rritjen ekonomike të vendit në kapacitetet e mundshme të tij dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë. Duhet të kontribuojnë përfaqësuesit tanë në qeveri dhe në qeverisje, deputetët, ekspertët tanë, me propozime konkrete përsa i takon projektbuxhetit të ri, përsa i takon paketës së re fiskale, por edhe përsa i takon përpjekjeve gjithnjë e më konstruktive, jo vetëm për formalizimin e ekonomisë dhe të biznesit, por padyshim edhe të krijimit të një klime sa më të mirë midis qeverisëse dhe administratës me biznesin dhe me sipërmarrjen”, – deklaroi ndër të tjerash z. meta gjatë mbledhjes së Kryesisë së LSI-së

Deklarata e Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë.

Mblodhëm Kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në mënyrë që të angazhojmë të gjitha forumet tona drejtuese për të gjitha prioritetet dhe axhendën politike që kemi përpara si forcë e rëndësishme politike qeverisëse dhe parlamentare, e cila përputhet plotësisht me prioritetet kryesore të politikës, të zhvillimit dhe të integrimit europian të vendit.

Me këtë rast dua të theksoj edhe njëherë angazhimin total të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të realizuar sa më shpejt dhe me konsensus të ashtuquajturin proces të dekriminalizimit, pa asnjë vonesë, pa asnjë hezitim, në mënyrë që të ç’rrënjoset një herë e mirë çdo lloj ndikimi kriminal në politikën e vendit.

Jo vetëm kaq, por edhe për të vendosur standarde të larta të integritetit të përfaqësuesve publikë të qytetarëve shqiptarë. Ndaj, vlerësojmë faktin që ky proces tashmë ka hyrë në trasenë e konsensusit, dhe jemi mjaft të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt, pasi të dyja draftet janë më shumë se 90 për qind të tyre të përafërta dhe shpresojmë që diferencat të kapërcehen me konsensus. Nëse jo, kemi rënë dakord për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias dhe për të pranuar çdo vendim të tij.

Kjo është e domosdoshme për t’i dhënë fund një periudhe të shëmtuar të politikës shqiptare, por edhe të parlamentarizmit dhe për t’i dhënë fund gjithashtu edhe një debati dhe një retorike mjaft helmuese.

Së dyti, reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme që kemi përpara. Ky proces gjithashtu po ecën pas përgatitjes së draftit nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas dhe pas bërjes mbi këtë bazë edhe të vërejtjeve nga forcat e ndryshme politike parlamentare dhe përcjelljes së tyre drejt Komisionit të Venecias. Besoj se në pritje të vlerësimeve të Komisionit të Venecias, që na ka asistuar aq shumë edhe në realizimin e Kushtetutës së vendit tonë, ne të jemi gjithnjë e më aktivë edhe për të realizuar një debat publik, i cili duhet të jetë në lartësinë e rëndësisë së këtyre ndryshimeve. Ndryshime të cilat synojnë një ndryshim rrënjësor të sistemit të drejtësisë, gjithnjë në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit dhe të goditjes shembullore të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Po kështu, çelja e negociatave me Bashkimin Evropian mbetet një prioritet kryesor, i cili natyrisht mund të arrihet vetëm pas kalimit me sukses të dy sfidave që përmenda më parë.

Njëkohësisht në këtë drejtim do të doja të theksoja edhe rëndësinë që ka raporti i ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Është e rëndësishme që ky raport të shërbejë si një platformë për të përmirësuar sistemin tonë zgjedhor dhe njëkohësisht për të zbatuar të gjitha ato rekomandime, që janë mjaft të vlefshme dhe të dobishme në mënyrë që të mos kemi asnjë shqetësim për zgjedhjet e ardhshme. Padyshim që jemi në një moment kur presim progres-raportin e Komisionit Europian që do të jetë shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, ashtu sikurse jemi në një moment kur ka filluar puna për përgatitjen e projektbuxhetit dhe paktës së re fiskale për vitin e ardhshëm.

Kryefjala e gjithë angazhimit tonë është ekonomia dhe duhet të jetë ajo. Gjithçka duhet realizuar në funksion të përmirësimit të situatës ekonomike e cila padyshim që paraqet sfida të jashtëzakonshme.

Ne mbështesim dhe i përkrahim të gjitha përpjekjet, reformat apo edhe aksionet për formalizimin e ekonomisë, por është shumë e rëndësishme të kemi dhe një strategji më të qartë për rritjen ekonomike të vendit në kapacitetet e mundshme të tij. Dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë, përfaqësuesit tanë në qeveri dhe në qeverisje, deputetët, ekspertët tanë, me propozime konkrete përsa i takon projektbuxhetit të ri, përsa i takon paketës së re fiskale, por edhe përsa i takon përpjekjeve gjithnjë e më konstruktive, jo vetëm për formalizimin e ekonomisë e të biznesit, por padyshim edhe të krijimit të një klime sa më të mirë midis qeverisëse dhe administratës me biznesin dhe me sipërmarrjen.

Ndaj, unë besoj se të gjitha këto sfida janë mjaft të rëndësishme për Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kërkojnë edhe një angazhim akoma më të spikatur të të gjithë neve, të të gjithë përfaqësuesve tanë në qeveri, në Parlament, e kudo tjetër. Shpresoj njëkohësisht që të gjithë të zgjedhurit tanë në pushtetin vendor, pas arritjeve në zgjedhjet e fundit dhe përfundimit me kohë shpresoj të pushimeve, t’i përmbahen të gjitha premtimeve dhe të gjithë angazhimeve që kemi ndërmarrë në zgjedhjet e fundit vendore si Lëvizje Socialiste për Integrim, por edhe si pjesë e një koalicioni qeverisës edhe në nivel vendor për të treguar që reforma e re administrative-territoriale po jep dhe do të japë rezultatet e saj në interes të përmirësimit të standardeve të shërbimit të qytetarëve ndaj komunitetit kudo në të gjithë vendin.

Dhe të gjitha këto sfida kërkojnë një angazhim të mëtejshëm, një hapje të mëtejshme të gjithë strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim anembanë vendit, dhe unë kam besim në angazhimin dhe në përkrahjen e tyre për t’i përballuar me sukses këto sfida dhe këto prioritete që unë theksova në fillim të kësaj fjale dhe të këtij takimi.

Prononcimi për mediat i Kryetarit të LSI-së, z. Meta pas mbledhjes së Kryesisë

Z. Meta, a i keni kërkuar aleatit tuaj Edi Rama ndryshime në qeveri?

Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, kërkojmë standarde më të larta të qeverisjes. Përsa i takon ndryshimeve, ia kemi lënë iniciativën gjithmonë Kryeministrit kur ai e gjykon të arsyeshme.

A i ka këto impulse qeveria deri më tani apo duhen rinovuar?

Në qoftë se ju jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë nuk do të isha shumë i lumtur për vlerësimin tuaj. Unë besoj se gjithnjë ka nevojë për impulse gjithnjë e më të gjalla dhe më të fuqishme.

A do të kemi ndryshime në qeveri?

Kjo është pyetje që i takon Kryeministrit Rama.

06.10.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.