Postuar me: 17:37 24-09-2015

Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_3602

Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Z. Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj. Monika Kryemadhi, zhvilloi vizita në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

Në një prononcim për mediat pas këtyre vizitave, Kryetari i Kuvendit uroi të gjithë besimtarët shqiptarë në këtë ditë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

“Dua të uroj nga zemra të gjithë besimtarët, gëzuar festën e Kurban Bajramit, këtë ditë të sakrificës, përkushtimit, të flijimit dhe bindjes ndaj të madhit Zot. Mbarësi të gjithëve dhe vitin tjetër akoma më mirë dhe të gjithë së bashku”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta në mesazhin e tij në këtë ditë feste.

24.09.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.