Postuar me: 9:03 16-06-2015

Meta: Kandidati i PD-së në Pogradec ka kërkuar të jetë i LSI-së (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip KandidatiKryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht Kryetari i LSI-së, Ilir Meta u shpreh të hënën gjatë një interviste televizive se opozita po përpiqet të fabrikojë incidente aty ku nuk ka.

“Opozita e ka kuptuar humbjen në këto zgjedhje dhe kërkon të justifikojë rezultatin e zgjedhjeve, duke cenuar standardin e zgjedhjeve”, theksoi Meta.

Meta mori shembullin e kandidatit të PD-së për Pogradecin, kur tha se opozita po përpiqet të sajojë incidente dhe se Eduard Kapri ka kërkuar që të jetë pjesë e LSI-së.

“Në këtë paqartësi që është opozita, përpiqet të sajojë gjëra të paqena, siç ishte, për shembull, rasti më i freskët që kandidatit të PD-së në Pogradec i paskan çuar një SMS. Sapo e mora vesh, bëra një deklaratë publike, duke dënuar këtë gjë, duke kërkuar që të hetohet dhe të nxirren përgjegjësit. Mora edhe ministrin e Brendshëm etj. Mësojmë sot që zoti Basha vete në Pogradec dhe thotë që këto gjëra i bën LSI-ja, kur zoti Basha e di shumë mirë se kandidati që ka vajtur me PD-në para dy muajsh, sepse ka qenë socialdemokrat, e dinë të gjithë në Pogradec, para se të shkonte atje, ka ardhur me shumë mënyra tek unë, që të vihej si i LSI-së, sepse u fol që LSI-ja mund të merrte Pogradecin”.

Sipas kreut të LSI-së, “opozita asnjëherë nuk është shprehur se kërkon standardin e zgjedhjeve. Më saktë z. Basha sepse opozita ka disa qëndrime, por z. Basha ka deklaruar se do të bëjë referendum, do heqim qeverinë pas këtyre zgjedhjeve etj. Pra në këtë paqartësi opozita përpiqet të fabrikojë incidente”.

“Në këtë paqartësi që opozita është , ajo përpiqet të sajojë gjëra të paqena si ishte rasti më i freskët që kandidati të PD në Pogradec i paskan çuar një sms kërcënues, dhe unë sapo e mora vesh bëra një deklaratë duke kërkuar që të hetohet kjo gjë dhe Basha shkon në Pogradec dhe thotë që këto gjëra i bën LSI, kur e di shumë mirë se Kandidati ka kaluar me PD para dy muajsh se ka qenë socialdemokrat. Përpara se të vinte aty ka ardhur edhe tek mua me të gjitha mënyrat, por ne kishim Diana Milen. E përmenda këtë rast për të thënë se fitorja jonë në Pogradec është mbi 80%  ndërsa  i kam kërkuar Tahirit që të hetojë”, tha Meta.

Meta përmendi edhe rastin e kandidatit të Vaut të Dejës. “Marrim një rast tjetër, vëllai i kandidatit të PD në Vaun e Dejës zotit Zef Hila kishte pasur një konflikt me policinë dhe gjoja kjo ishte e nxitur nga mazhoranca, ndërkohë që për këtë rast edhe pse Prokuroria nuk i verifikoi këto pretendime u morën masa. Këto janë gjëra të vogla që nuk kanë lidhje me klimën politike dhe elektorale”, tha Meta.

Duke folur për fenomenin e shitblerjes së votës, Meta u shpreh se, “Rasti i Vorës e tregoi më së miri kur qytetarët denoncuan kreun aktual të bashkisë që i kishte dhënë zarfe për votat. Kjo është një çështje në hetim dhe më vjen keq që deputetë të PD u përpoqën të bllokojnë veprimin e policisë në administrimin e provave për këtë rast. Pra për të administruar kamerat e Agro Blendit ku pretendohej nga qytetarët, përmes kryeplakut, tek kryetari i bashkisë që u kishte dhënë zarfe”.

 

16.06.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.