Postuar me: 17:55 10-07-2015

Meta: LSI është një forcë politike e orientuar drejt së ardhmes. Është një forcë politike e orientuar drejt qytetarëve dhe drejt problemeve e shqetësimeve të tyre (Burimi: LSI, www.lsi.al)

lajm-shqip forcë politikeKryetari i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga dega e LSI-së së Njësisë 11 në Tiranë

Ilir Meta: Në këto zgjedhje LSI-ja arriti një rezultat shumë të mirë në të gjithë vendin

Meta: Në më shumë se gjysmën e bashkive në të gjithë vendin, LSI-ja ka qenë forcë e parë ose forcë e dytë

Meta: LSI është një forcë politike e orientuar drejt së ardhmes. Është një forcë politike e orientuar drejt qytetarëve dhe drejt problemeve e shqetësimeve të tyre

Meta: Forca e LSI-së qëndron tek kujdesi i saj ndaj qytetarëve çdo ditë, jo vetëm në muajin e fushatës zgjedhore

Meta: Suksesi më i rëndësishëm për LSI-në është se gëzon në mënyrë të jashtëzakonshme besimin të rinjve dhe të rejave në gjithë Shqipërinë

Meta: Kjo është baza kryesore e rritjes dhe e frymëzimit e LSI-së, kjo është edhe përgjegjësia jonë për të punuar së bashku me të gjithë këto të rinj dhe të reja

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë një aktivitet festiv të organizuar nga dega e LSI-së së Njësisë Nr. 11 në Tiranë, që arriti një rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet vendore të 1 qershorit.

Z. Ilir Meta u përcolli të pranishmëve në këtë aktivitet urimet e tij më të mira për rritjen spektakolare që LSI-ja pati në Njësinë 11 të kryeqytetit në zgjedhjet e 21 qershorit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Ilir Meta tha se LSI-ja arriti të trefishojë votat në Bashkinë e Tiranës, duke shënuar një sukses të spikatur.

“Ju keni bërë një fushatë të shkëlqyer dhe Njësia 11 për Lëvizjen Socialiste për Integrim shënoi suksesin më të spikatur në Bashkinë e re Tiranë, duke arritur të trefishojë votat në këto zgjedhje vendore, ndërkohë që në të gjithë Bashkinë e Tiranës dhe në Qarkun e Tiranës, LSI-ja arriti rezultat më të mirë se sa dyfishimi i votave në krahasim me zgjedhjet e fundit të vitit 2013”, – tha Lideri i LSI-së.

Ndërkaq, z. Meta theksoi se kjo punë e madhe është rezultat i një ekipi të shkëlqyer, i një fryme shumë të mirë të bashkëpunimit me të gjithë komunitetin dhe shprehu bindjen se kjo frymë do të vazhdojë edhe pas këtyre zgjedhjeve.

“Tani kemi përgjegjësi më të mëdha pasi kjo përkrahje e jashtëzakonshme që Lëvizja Socialiste për Integrim ka patur, na vë përpara përgjegjësisë për të mbajtur të gjitha premtimet që kemi bërë dhe në mënyrë të veçantë për të krijuar perspektiva më të mira për këtë komunitet, i cili ka nevojë për më shumë investime, ka nevojë për më shumë shërbime dhe më cilësore, ka nevojë edhe për më shumë punësim, sidomos për më të rinjtë dhe për më të rejat.

Prandaj është një detyrë e të gjithë ne, është një detyrë edhe e ekipit tonë të këshilltarëve në Bashkinë e re të Tiranës dhe gjithë drejtuesve të LSI-së të Njësisë 11, për të ndjekur të gjithë qeverisjen vendore në Tiranë dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me qeverisjen qendrore për të qenë sa më pranë të gjithë qytetarëve, komunitetit , sa më pranë gjithë votuesve, sa më panë gjithë përkrahësve tanë”, – u shpreh z. Ilir Meta.

Më tej, Kryetari i LSI-së vlerësoi rezultatet e arritura në të gjitha vendin, ku përveç Tiranës, ai shprehu kënaqësinë për rezultate në Qarkun e Fierit, Qarkun e Elbasanit, Qarkun e Shkodrës, etj.

“Natyrisht që në këto zgjedhje LSI-ja arriti një rezultat shumë të mirë në të gjithë vendin. Por ajo që mbetet për t’u theksuar është rezultati jashtëzakonisht pozitiv në Tiranë, në Qarkun e Fierit. Si në Bashkinë e Fierit, ashtu dhe në të gjithë qarkun, LSI-ja doli forcë e dytë politike, duke lënë pas Partinë Demokratike. Në Bashkinë e Shkodrës dhe në të gjithë Qarkun e Shkodrës, LSI-ja doli forcë e dytë politike. Rezultati në Qarkun e Elbasanit, ku LSI doli forcë e dytë politike për herë të parë; Rezultati në Qarkun e Beratit, ku dolëm forcë e dytë. Natyrisht edhe Qarku i Gjirokastrës ku LSI-ja doli për herë të parë forcë e parë politike”, – tha z. Ilir Meta, duke nënvizuar faktin se LSI-ja tashmë nuk është thjesht një forcë e tretë dhe se atje ku drejtuesit e LSI-së kanë besimin se do të gëzojnë reputacionin e duhur, do të dinë të punojnë me një frymë gjithëpërfshirëse, duke qenë të hapur me mbarë simpatizantët, me të gjithë qytetarët, LSI-ja del forcë e parë.

“Në 11 bashki LSI-ja ka dalë forcë e parë politike. Në 21 bashki, LSI ka dalë forcë e dytë politike. Pra, në më shumë se gjysmën e bashkive në të gjithë vendin, LSI-ja ka qenë forcë e parë ose forcë e dytë. Sigurisht që jo kudo ka shkëlqyer. Por këto do të jenë rezultat i një analize. LSI është një forcë politike e orientuar drejt së ardhmes. Është një forcë politike e orientuar drejt qytetarëve dhe drejt problemeve e shqetësimeve të tyre. Këtu qëndron forca e LSI-së. Forca e LSI-së qëndron tek kujdesi i saj ndaj qytetarëve çdo ditë, jo vetëm në muajin e fushatës zgjedhore”, – deklaroi z. Meta duke shtuar në tej:

“Ne që tani do të vazhdojmë dhe do të punojmë në këtë drejtim, me Njësinë 11 në të gjithë Tiranën dhe në të gjithë vendin. Suksesi më i rëndësishëm për LSI-në, sikurse edhe ju e keni vënë re, është se LSI-ja gëzon në mënyrë të jashtëzakonshme besimin të rinjve dhe të rejave, jo vetëm në Njësinë 11, por në gjithë Shqipërinë. Kjo është baza kryesore e rritjes dhe e frymëzimit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo është edhe përgjegjësia jonë për të punuar së bashku me të gjithë këto të rinj dhe të reja për t’u dhënë më shumë mundësi, për arsimimin tyre, për formimin profesional dhe sidomos për punësimin e tyre. Unë besoj se ne do të bëjmë shumë më tepër për të rinjtë gjatë këtyre viteve”, – tha ndër të tjerash në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta.

10.07.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.