Postuar me: 7:27 06-10-2015

Meta mori pjesë në homazhet në nderim të Nënkomisar, Simon Gjetës (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_6795

Meta mori pjesë në homazhet në nderim të Nënkomisar, Simon Gjetës

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në homazhet në nderim të Nënkomisar, Simon Gjetës

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në homazhet që u zhvilluan në nderim të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta, i cili ra në krye të detyrës gjatë një operacioni policor në Shkodër.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë që u zhvillua në mjediset e Akademisë së Rendit, ku merrnin pjesë krerët më të larta të shtetit dhe anëtarë të trupit diplomatik në vend, z. Meta shprehu respektin dhe mirënjohjen më të thellë për Simon Gjetën, heroin më të ri në radhët e dëshmorëve të atdheut, të cilit dora kriminale ia ndërpreu jetën në mes pabesisht.

“Ne jemi sot këtu të gjithë së bashku për të shprehur solidaritetin njerëzor dhe mbështetjen për familjarët e Simonit, por edhe për të gjithë kolegët e tij të cilët sakrifikojnë çdo ditë për ta bërë jetën e të gjithë shqiptarëve më të sigurt duke u përballur heroikisht me të keqen, me delikuentët, kriminelët dhe shkelësit e ligjit”, – tha Kryetari i Kuvendit.

Z. Ilir Meta theksoi se është e rëndësishme që të bashkohemi rreth luftës ndaj së keqes, që ta ndalojmë këtë hemorragji që kërcënon sigurinë publike dhe të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve tanë.

“Familjarëve të Simonit u garantojmë sot edhe në emër të gjithë kolegëve të tjerë deputetë, se sakrifica e tij sublime jo vetëm që nuk do të harrohet, por do të shërbejë si një kambanë kujtese për të ndërmarrë çdo veprim ligjor që garanton jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike dhe mbi të gjitha për të realizuar reformën në drejtësi në mënyrë që drejtësia të jetë shembulloren ndaj gjithë kriminelëve dhe shkelësve të ligjit”- tha ndër të tjerash Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

IMG_6845Fjala e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta

Të nderuar familjarë dhe të afërm të dëshmorit më të ri të atdheut, Simon Gjetës.

 Jemi mbledhur sot për të përcjellë me respekt, mirënjohje dhe nderim thellë për në banesën e fundit në panteonin e përjetësisë Simon Gjetën, i cili është heroi më i ri në radhët e dëshmorëve të atdheut të cilit dora kriminale ia ndërpreu jetën në mes pabesisht.

Ne jemi sot këtu të gjithë së bashku për të shprehur solidaritetin njerëzor dhe mbështetjen për familjarët e Simonit, por edhe për të gjithë kolegët e tij të cilët sakrifikojnë çdo ditë për ta bërë jetën e të gjithë shqiptarëve më të sigurt duke u përballur heroikisht me të keqen, me delikuentët, kriminelët dhe shkelësit e ligjit.

Është njerëzore dhe detyrim që të jemi sot së bashku, por është akoma më e rëndësishme që të bashkohemi rreth luftës ndaj së keqes, që ta ndalojmë këtë hemorragji që kërcënon sigurinë publike dhe të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve tanë.

Ndaj familjarëve të Simonit u garantojmë sot edhe në emër të gjithë kolegëve të tjerë deputetë, se sakrifica e tij sublime jo vetëm që nuk do të harrohet, por do të shërbejë si një kambanë kujtese për të ndërmarrë çdo veprim ligjor që garanton jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike dhe mbi të gjitha për të realizuar reformën në drejtësi në mënyrë që drejtësia të jetë shembulloren ndaj gjithë kriminelëve dhe shkelësve të ligjit.

Kolegëve të Simonit u garantojmë se do të bëjmë gjithçka për t’i mbështetur në këtë luftë të vështirë dhe që kërkon sakrifica të mëdha.

Shteti, jam i bindur se do të veprojë me të gjithë forcën që i jep ligji për të çuar para drejtësisë këdo që guxon që ta shkelë atë. Ndaj, përulemi me respekt të thellë përpara veprës së Nënkomisar Simon Gjetës, Dëshmorit më të ri të Atdheut.

I përjetshëm kujtimi i tij!

06.10.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.