Postuar me: 12:01 22-11-2015

Meta mori pjesë në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Stamboll (Burimi: LSI, www.lsi.al)

DSC08773

Meta mori pjesë në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Stamboll

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, mori pjesë në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Stamboll.

Me ftesë të Presidentit të Këshillit të Atlantikut, z. Frederick Kempe, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, mori pjesë në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Stamboll gjatë datave 18-20 nëntor. Gjatë punimeve të këtij Samiti, z. Meta u takua me personalitete të politikës ndërkombëtare, përfaqësues të qendrave studimore dhe të biznesit, pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Samiti i Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë shërben si një platformë për bashkërendimin e politikave ekonomike, politike dhe energjetike, nga Shtetet e Bashkuara, në vendet e BE-së e deri në Azinë Qendrore.

Gjithashtu, z. Ilir Meta ishte edhe njëri ndër panelistët e Samitit në sesionin plenar të Gjeoekonomisë dhe Tregjeve Energjetike, gjatë të cilit foli për rëndësinë e Shqipërisë dhe rajonit si një ure strategjike që lidh burimet dhe tregjet ekonomike dhe energjetike mes lindjes dhe perëndimit.

Kryetari i Kuvendit foli mbi çështje që kanë të bëjnë me situatën ekonomike dhe rëndësinë e qasjeve dhe strategjive të përbashkëta që garantojnë investime e që rrisin ndërlidhjen mes vendeve dhe rajoneve në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, thithjes së investimeve të huaja në sektorë strategjik dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregjet globale.

“Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit janë një urë strategjike që lidh burimet dhe tregjet ekonomike dhe energjetike mes lindjes dhe perëndimit. Me rëndësi janë qasjet dhe strategjitë e përbashkëta që garantojnë investime dhe që rrisin ndërlidhjen mes vendeve dhe rajoneve, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, thithjes së investimeve të huaja në sektorët strategjik dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregjet globale”, – tha z. Meta ndër të tjera në fjalën e tij.

Gjithashtu, z. Meta u fokusua edhe te situata e sigurisë pas sulmeve terroriste në Paris, krizën e refugjatëve dhe nevojën për një aksion të unifikuar për të shmangur efektet negative që sjell në ekonominë e vendeve të rajonit dhe më gjerë.

20.11.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.