Postuar me: 21:13 29-10-2015

Meta pritet në takime nga Kryetari i Kongresit Amerikan, z John Bohmer (Burimi: LSI, www.lsi.al)

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta dhe kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade me znj. Nancy Pelosi, lidere e demokratëve në Kongres Amerikan dhe ish-kryetare e Kongresit.

Meta pritet në takime nga Kryetari i Kongresit Amerikan, z John Bohmer

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta pritet në takime nga Kryetari i Kongresit Amerikan, z John Bohmer, liderja e demokratëve në Kongres Amerikan, znj. Nancy Pelosi dhe kryetari i task-forcës kundër terrorizmit në Kongresin Amerikan, z. Robert Pittenger.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë në kuadër të vizitës që po zhvillon këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Z. Ilir Meta është takuar me Kryetarin e Kongresit Amerikan, z. John Boehner para largimit nga detyra. Gjatë takimit, ku është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidave që ato kanë, Kryetari i Kuvendit ka vlerësuar mbështetjen që Kongresi Amerikan jep për vendin tonë.

Nga ana e tij, z. Boehner e ka cilësuar Shqipërinë si një aleate të vendosur të SHBA-ve.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta dhe kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade u takuan me znj. Nancy Pelosi, lidere e demokratëve në Kongres Amerikan dhe ish-kryetare e Kongresit.

Z. Ilir Meta u prit në një takim edhe nga kryetari i task-forcës kundër terrorizmit në Kongresin Amerikan, z. Robert Pittenger. Gjatë takimit, z. Pittenger e vlerësoi Shqipërinë si një aleat të shkëlqyer të SHBA-ve dhe pranoi ftesën e Kryetarin e Kuvendit për organizimin në Tiranë të konferencës së ardhshme.

29.10.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.