Postuar me: 13:29 29-06-2015

Meta priti Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_2278

Meta priti Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Jonathan Evans dhe z. Andrej Hunko.

Z. Meta vuri në dukje se duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës veçanërisht në kuadër të implementimit të rekomandimeve të Bashkëraporterëve, fokusi i Kuvendit mbetet zbatimi i planit të veprimit në funksion të rritjes së transparencës, bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura si dhe forcimi i rolit mbikëqyrës.

Takimi mes Kryetarit të Kuvendit dhe Bashkëraporterëve të AP të Këshillit të Evropës u përqendrua në punën e deritanishme për avancimin e reformës në drejtësi, në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit të pushtetit vendor dhe në zbatimin e reformës së ndarjes së re administrativo-territoriale.

Gjatë bisedës, z. Meta vuri theksin në arritjen e standardeve të suksesshme të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat i dhanë jetë ndarjes së re administrative e territoriale dhe konfirmuan vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur Kryetarët e 61 bashkive të reja.

29.06.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.