Postuar me: 10:03 06-10-2015

Meta priti një delegacion të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_6580

Meta priti një delegacion të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti një delegacion të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës të drejtuar prej Kryetares së Komisionit, znj. Flora Brovina.

Kryetari i Kuvendit z. Meta i uroi mirëseardhjen deputetëve të Kosovës në Tiranë dhe shprehu vullnetin maksimal të Kuvendit të Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, veçanërisht në fushën e shëndetësisë.

Në këtë kuadër, z. Meta theksoi se duhet intensifikuar bashkëpunimi i shërbimeve emergjente shëndetësore veçanërisht në zonat ndërkufitare dhe duhen rritur shkëmbimet e ekspertizës dhe shërbimeve në ato fusha ku Shqipëria ka avancuar më tepër kohët e fundit siç është rasti i kardio-kirurgjisë.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, znj. Flora Bovina pasi e falënderoi z. Meta për mikpritjen shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin aktual mes dy Kuvendeve dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në shëndetësi, duke marrë në konsideratë momentet e vështira ekonomike që po kalon rajoni.

Në këtë drejtim znj. Bovina vuri në dukje se shkëmbimet mes dy Komisioneve parlamentare homologe do të kontribuojnë pozitivisht në bashkërendimin e punës mes dy vendeve.

06.10.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.