Postuar me: 17:47 24-09-2015

Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare, Tonin Tërshana (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_3682

Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare, Tonin Tërshana

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare, Tonin Tërshana.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, mori pjesë në homazhet që u organizuan në nderim të këngëtarit Tonin Tërshana, i ndarë nga jeta dy ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Z. Meta, duke folur për mediat pas homazheve, shprehu ngushëllimet për familjarët e Tërshanës, këngëtarit të paharrueshëm për të gjithë. Kryetari i Kuvendit tha se ndarja nga jeta e Tërshanës është një humbje e madhe për të gjithë vendin dhe për muzikën shqiptare.

“Është një humbje shumë e madhe për vendin tonë, për muzikën tonë për kulturën tonë, ndarja nga jeta e këngëtarit të shquar Tonin Tërshana dhe me këtë rast dua t’i shpreh ngushëllimet jo vetëm familjarëve, por gjithë botës tonë të muzikës dhe kulturës pasi vërtetë është një këngëtar i paharrueshëm për të gjithë, por padyshim edhe për ne që jemi rritur me këto këngë kaq edukative dhe formuese”, – u shpreh z. Meta

Kryetari i Kuvendit shtoi gjithashtu se ndarja nga jeta e këngëtarit Tonin Tërshana është edhe një çast reflektimi për mbështetjen që duhet dhënë ndaj ikonave shqiptare të artit dhe jo vetë.

“Unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për mbështetjen që Bashkia e Tiranës i dha familjes të këngëtarit të njohur Tonin Tërshana pak javë më parë, pasi duhet të tregohet një vëmendje shumë më e madhe ndaj këtyre ikonave të kulturës tonë, të sportit tonë, të shkencës sonë, në mënyrë të veçantë gjatë jetës tyre dhe atëherë kur ata kanë më shumë nevojë”, – u shpreh Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

24.09.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.