Postuar me: 14:26 07-06-2012

Meta: S’ka kandidat më konsensual se Zaganjori

Shperndaje
Etiketat

TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta  përsëriti se do t’i qëndrojë marrëveshjes me PD-në për zgjedhjen e presidentit, ndërsa theksoi se kandidati i maxhorancës për President, zoti Xhezair Zaganjori i plotëson kriteret për të qenë konsensual.

Komentet, Meta i bëri menjëherë pas takimi me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino.

I rëndësishëm, tha Meta është konsensusi politik, por edhe ai publik, duke iu referuar kandidaturës ë Zaganjorit, ai shtoi se, emri i tij ka gjetur një konsensus të përgjithshëm.

Meta tha se opozitës i janë krijuar hapësira dhe mundësi që të bëjë propozimet e saj, ashtu siç maxhoranca ka përzgjedhur midis shumë të tjerave Zaganjorin, dhe ka qenë e bindur se cilësitë e tij sjellin konsensusin.

“Vështirë të gjesh një kandidat tjetër që ta kenë votuar të dy palët, me pak përpjekje s’ka asnjë arsye për të arritur konsensus.”- tha Meta.

Lidhur me kandidaturën e ish liderit socialist, Fatos Nano, kreu i LSI-së theksoi se, ai ka kontribuar në gjithë këtë proces për ta bërë sa më publik dhe të debatueshëm, por unë kam theksuar gjithmonë se LSI do t’i qëndrojë marrëveshjeve.

Burimi: PANORAMA

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.