Postuar me: 16:39 02-12-2015

Meta takohet me z. Johannes Singhammer, z. Wolfgang Hellmich dhe z. Ralf Brauksiepe (Burimi: LSI, www.lsi.al)

meta-brauksiepe

Meta takohet me z. Johannes Singhammer, z. Wolfgang Hellmich dhe z. Ralf Brauksiepe

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta takohet me z. Johannes Singhammer, z. Wolfgang Hellmich dhe z. Ralf Brauksiepe.

Gjatë vizitës së punës në Berlin, Kryetari i Kuvendit zhvilloi edhe tre takime të rëndësishme me personalitete të politikës gjermane.

Takim me Zv. Presidentin e Parlamentit Gjerman, z. Johannes Singhammer.

Z. Meta u prit në një takim nga Zv. Presidenti i Parlamentit Gjerman, z. Johannes Singhammer me të cilin diskutoi për marrëdhëniet mes dy parlamenteve dhe forcimin e tyre të mëtejshëm.

Z. Meta e informoi bashkëbiseduesin për ecurinë e reformave në vend, konsensusin e arritur për procesin e dekriminalizimit dhe ecurinë pozitive të reformës në drejtësi.

Z. Meta theksoi se Shqipëria është e vendosur të përmbush të gjitha rekomandimet e Progres Raportit te Komisionit Evropian dhe se shpreson që vitin e ardhshëm të hapë negociatat për anëtarësim.

Z. Singhammer vlerësoi angazhimin dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e integrimit Evropian dhe se Gjermania do të jetë një mbështetje e palëkundur e këtij projekti.

Z. Singhammer gjithashtu theksoi rëndësinë që ka parandalimi i emigracionit të paligjshëm dhe mundësitë që ekzistojnë për punësim të ligjshëm përmes arsimimit profesional të të rinjve shqiptare.

Takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar te Mbrojtjes, z. Wolfgang Hellmich

Kryetari i Kuvendit z. Meta u prit në një takim nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Gjerman, z. Wolfgang Hellmich me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, veçanërisht në optikën e zhvillimeve të reja, krizës në Lindjen e Mesme dhe pellgun e Mesdheut, rrezikun ne rritje që vjen nga terrorizmi dhe ISIS.

Z. Hellmich theksoi se parlamentet dhe komisionet e sigurisë dhe mbrojtjes luajnë një rol të rëndësishme në këtë drejtim dhe se me zhvillimin në Shqipëri gjatë vitit të ardhshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Shqipëria demonstron se është një aleat dhe partner i rëndësishëm në Aleancë dhe rol i saj si nje faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon është i pazëvendësueshëm.

Z. Meta theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luaj këtë rol dhe se sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi kërkojnë përgjigje të përbashkëta dhe të koordinuara.

Z. Hellmich vlerësoi bashkëpunimin mes dy komisioneve të mbrojtjes dhe garantoi thellimin e tij të mëtejshëm.

 

Takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Ralf Brauksiepe

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Ralf Brauskiepe, me të cilin diskutoi për situatën e sigurisë, sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s.

Z. Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për trajnimin e oficereve të Forcave tona të Armatosura dhe theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luaj me përkushtim rolin e saj në NATO, rajon dhe sfidat e tjera globale.

Ndërsa, z. Brauksiepe vlerësoi kontributin që Shqipëria ka dhënë në operacionet në kuadër të paqes ne Bosnje, Afganistan, Irak dhe së fundmi në Mali.

“Jemi të lumtur që kemi Shqipërinë si partner të rëndësishëm në NATO, e vlerësojmë shumë kontributin e Shqipërisë në misionet e NATO-s në Afganistan. Është kënaqësi të kesh Shqipërinë si një aleat të ngushtë në NATO. E vlerësoj shumë vizitën e z. Meta dhe po punojmë për intensifikimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen”, – tha z. Ralf Brauksiepe në një prononcim për mediat takimit.

02.12.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.