Postuar me: 15:04 21-10-2015

Meta vizitoi ambientet e kompanisë së përpunimit të peshkut “Nettuno” në Elbasan (Burimi: LSI, www.lsi.al)

0X1E5169

Meta vizitoi ambientet e kompanisë së përpunimit të peshkut “Nettuno” në Elbasan

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta vizitoi ambientet e kompanisë së përpunimit të peshkut “Nettuno” në Elbasan.

Ilir Meta: Kjo sipërmarrje e re ka bërë të mundur që brenda një viti të punësojë rreth 450 persona dhe synon ta shumëfishojë këtë numër.

Meta: Ky është një rast i shkëlqyer që tregon se vizioni dhe aftësia sipërmarrëse mund të kthehet në një të mirë të jashtëzakonshme publike.

Meta: Një shembull për të treguar se si mund të ndihmohet për të zbutur problemin mjaft serioz të papunësisë.

Meta: Sipërmarrje të tilla meritojnë një vëmendje akoma më të madhe dhe një mbështetje akoma më të madhe.

Meta: Kjo është rruga e zhvillimit, kjo është rruga e punësimit kjo është edhe rruga e integrimit evropian të vendit.

Meta: Kështu bëjmë të mundur që të rrisim edhe eksportet dhe aftësitë konkurruese dhe në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta vizitoi ambientet e kompanisë së përpunimit të peshkut “Nettuno” në Elbasan. Z. Meta shoqërohej nga Ministri i Transportit e Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto dhe deputeti i qarkut të Elbasanit, z. Bujar Kllogjri.

Pasi u njoh me kapacitetet prodhuese dhe investimet e kompanisë, që ka edhe aksionerë italianë, Kryetari i Kuvendit vlerësoi në një prononcimin për mediat vizionin e sipërmarrësve dhe të mirat që ato i sjellin ekonomisë.

“Kjo sipërmarrje e re e përpunimit të peshkut në vendin tonë ka bërë të mundur që brenda një viti të punësojë rreth 450 persona dhe njëkohësisht synon ta shumëfishojë këtë numër në muajt e ardhshëm dhe në vitet e ardhshme, falë zgjerimit të këtij aktiviteti dhe shtimit të teknologjisë e produkteve të reja”, – tha z. Meta.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit theksoi se shembuj të tillë në industrinë përpunuese duhen promovuar e mbështetur për të zbutur problemin e papunësisë dhe për të rritur vlerat e resurseve.

“Ky është një rast i shkëlqyer, që tregon se vizioni dhe aftësia sipërmarrëse mund të kthehet në një të mirë të jashtëzakonshme publike, jo vetëm për ekonominë lokale dhe ekonominë e vendit, por edhe për qindra familja. Një shembull për të treguar se si mund të ndihmohet për të zbutur problemin mjaft serioz të papunësisë. Njëkohësisht, është edhe një shembull se si duhet nxitur dhe promovuar e gjithë industria përpunuese në vendin tonë, në mënyrë që të rritet vlera e të gjithë resurseve tona këtu, por njëkohësisht të rritet e gjithë vlera e ekonomisë sonë kombëtare”, – shtoi z. Meta duke nënvizuar më tej se kjo është rruga e zhvillimit dhe integrimit evropian të vendit, që bën të mundur rritjen e aftësive konkurruese në tregjet evropiane e ndërkombëtare.

“Prandaj sipërmarrje të tilla meritojnë një vëmendje akoma më të madhe dhe një mbështetje akoma më të madhe, një raport mjaft transparent dhe korrekt nga ana e administratës. Sepse, kjo është rruga e zhvillimit, kjo është rruga e punësimit kjo është edhe rruga e integrimit evropian të vendit, duke bërë të mundur që të rrisim edhe eksportet dhe aftësitë konkurruese dhe në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare”, – u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Ndërsa, administratori i kompanisë “Nettuno”, z. Petraq Guxho, pasi shpjegoi procesin e punës tha se produktet e përpunuara të peshkut eksportohen jashtë vendit. Z. Guxho u shpreh se kompania synon të investojë rreth 3.6 milionë euro në të ardhmen e afërt për përmirësimin e teknologjisë, duke dyfishuar njëkohësisht edhe vendet e punës.

“Aktualisht, kemi rreth 450 punëtorë dhe po kërkojmë të arrijmë shifrën e 1200 punonjësve për të plotësuar kërkesat e punës. Plani ynë është që deri në fund të këtij viti të kemi punësuar 600-650 persona. Partnerët tanë të huaj janë gati të investojnë deri në 3.6 milionë euro për të sjellë makineri dhe pajisje për ta shtuar më tej gamën e produkteve që do të nxjerrë në treg kompania. Ua kemi krijuar të gjitha kushtet punonjësve tanë, që nga ushqimi, transporti apo sigurimet”, – tha z. Guxho.

21.10.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.