Postuar me: 16:31 02-12-2015

Meta zhvilloi takime të rëndësishme me personalitete të politikës gjermane në Berlin (Burimi: LSI, www.lsi.al)

Meta Scheuer

Meta zhvilloi takime të rëndësishme me personalitete të politikës gjermane në Berlin

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi takime të rëndësishme me personalitete të politikës gjermane në Berlin.

Gjatë vizitës së punës në Berlin, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të politikës gjermane.

Takim me Andreas Scheuer, Sekretar i Përgjithshëm i CSU-së.

Z. Ilir Meta u prit në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm i CSU-se, z. Andreas Scheuer, me të cilin diskutoi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe veçanërisht mes Shqipërisë dhe Landit të Bavarisë.

Gjatë takimit, z. Meta theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bavarisë kanë një traditë të hershme të nisur me vizitat e ish-kryeministrit Shtraus në vitet 80 dhe të forcuara në vite. Z. Meta vlerësoi interesin e biznesit dhe kompanive bavareze për të investuar në Shqipëri dhe nënvizoi faktin se ka ende shume mundësi të pashfrytëzuara që janë një potencial i madh për ta zhvilluar me tej këtë bashkëpunim.

Z. Scheuer vlerësoi rëndësinë që ka Shqipëria në rajon si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e tij dhe theksoi se Landi i Bavarisë ka një interes të veçantë për Ballkanin në këndvështrim edhe të procesit të Berlinit dhe interes në rritje të bizneseve bavareze për të investuar në Shqipëri.

Takim me Stephan Mayer, Zëdhënësi për Politikë të Brendshme i CDU/CSU.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Zëdhënësin për Politikë të Brendshme të grupit CDU/CSU në parlamentin gjerman, z. Stephan Mayer, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë dhe krizën e refugjatëve.

Gjatë takimit, z. Meta e informoi për masat që ka marrë Shqipëria për dekurajimin e emigracionit ilegal në drejtim të Gjermanisë dhe e falënderoi për bashkëpunimin mes agjencive të zbatimit të ligjit të dy vendeve.

Z. Mayer e falënderoi z. Meta për gatishmërinë dhe masat e mara nga Shqipëria për të frenuar këtë fenomen, si dhe për kontributin në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Takim me Joachim Pfeiffer, zëdhënës i grupit CDU/CSU për Ekonominë dhe Energjinë.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me deputetin e CDU-se, z. Joachim Pfeiffer, njëkohësisht zëdhënës i grupit CDU/CSU për Ekonominë dhe Energjinë, me të cilin diskutoi për zhvillimet ekonomike në Shqipëri dhe rajon, sigurinë energjetike dhe mundësitë e biznesit gjerman për të investuar në Shqipëri.

Z. Meta theksoi se mbështetja e Gjermanisë për zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe energjetik të Shqipërisë ka luajtur një rol të dorës së parë për rritjen e konektivitetit mes vendeve të rajonit dhe se tashmë falë kësaj mbështetje Shqipëria është e lidhur me rrjete transmetimi të energjisë me të gjithë vendet e rajonit, duke rritur sigurinë energjetike dhe krijuar një klimë më të favorshme për nxitjen e investimeve të huaja dhe atyre gjermane në sektorë strategjike për ekonominë shqiptare.

Z. Meta gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që rajoni të konsolidojë një model tregu dhe bashkëpunimi që e bën atë atraktiv dhe konkurrues në ekonominë globale, pasi individualisht është e vështirë për secilin nga vendet për të qenë të suksesshëm.

Takim me deputetin Olav Gutting, anëtar i Komisionit Parlamentar për Financat.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi gjithashtu një takim me deputetin e CDU-së, z. Olav Gutting, të cilin e falënderoi për kontributin e tij të vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe parlamenteve tona.

Z. Meta theksoi se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe Gjermania në veçanti të shtojnë vëmendjen ndaj rajonit dhe të nxisin më tej integrimin e tij në BE. Procesi i Berlinit ka qenë një shtysë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve në nivel rajonal, dhe së është e rëndësishme të kalohet sa më parë në fazën e implementimit të projekteve ekonomike dhe infrastrukturore me impakt rajonal, çka do ta sillte të gjithë rajonin më pranë BE-së.

Takim me deputetin e SPD-së, z. Dietmar Nietan (SPD), anëtar i Komisionit të Politikës së Jashtme.

Në kuadër të vizitës në Berlin, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me deputetin e SPD-së dhe anëtar i Komisionit të Politikës së Jashtme, z. Dietmar Nietan, me të cilin ndau mendime për situatën e sigurisë së krijuar nga kriza në Lindjen e Mesme, terrorizmin dhe sulmet e Parisit.

Z. Nietan theksoi se Evropa ka nevojë për më shumë solidaritet dhe ndarje të përgjegjësive për përballimin e kësaj situate.

Ndërsa, z. Meta theksoi se Shqipëria do të vazhdoje të mbetet një partnere e besueshme në përballjen me ekstremizmin dhe terrorizmin dhe se një qasje e përbashkët është rruga më e mirë për t’u përballur me këtë fenomen.

02.12.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.