Postuar me: 10:28 24-10-2016

Milani mund Juventusin (Burimi: www.top-channel.tv)

milanMilani spektakolar është parë mbrëmjen e së shtunës në San Siro përballë një Juventusi që më tepër mundohej të mbrohej se sa të realizonte aksione që mund ta nxirrnin me pikë nga një ndeshje tepër delikate.

Goli i fitores për kuqezinjtë u shënua nga 18-vjeçari Manuel Locatelli, i cili ka realizuar një super gol me anë të një gjuajtje nga jashtë zone, e Buffon nuk mund të bënte asgjë përveçse të shoqëronte me sy topin drejt rrjetës. Me këtë fitore Milani tregon se nën drejtimin e Montellës është rikthyer në nivelet që i takon, duke shkurtuar me dy pikë diferencat me Juventusin që vijon të mbeten në krye të renditjes me 21 pikë pas 8 javë kampionat.

Milani ndodhet përkohësisht e vetme në vendin e dytë me 19 pikë, por Roma e cila ka 3 pikë më pak, ka edhe një ndeshje për të luajtur të dielën ndaj Palermos.

Për t’u përmendur është edhe një super Donnarumma, 17-vjeçari ka qenë vendimtar në disa momente, ku për t’u vlerësuar është pritja e gjuajtjes së Sami Khediras në sekondën e fundit të ndeshjes.

Per sa i perket ndeshjeve te tjera ne kete kampionat, Atalanta i ka shkaktuar humbjen e tretë radhazi Interit në Serie A, duke e mposhtur këtë të diel me rezultatin 2-1 në “Atleti Azzurri”.Në javën e 9 në Serie A te fitorja u rikthye edhe Napoli, të cilët mposhtën 1-2 në transfertë Crotonen e vendit të fundit. Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj ishte titullar në këtë takim për skuadrën e drejtuar nga trajneri Sarri. Me këtë tre pikësh Napoli ngjitet në vendin e tretë 2 pikë pas Milanit dhe 4 nga Juventusi i vendit të parë.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.