Postuar me: 7:22 18-06-2015

Ministri Edmond Haxhinasto dhe deputeti Namik Dokle në mbështetje të kandidatit të ASHE për Bashkinë e Cërrikut, z. Altin Toska (Burimi: LSI, www.lsi.al)

lajm-shqip MinistriMinistri Edmond Haxhinasto dhe deputeti Namik Dokle në mbështetje të kandidatit të ASHE për Bashkinë e Cërrikut, z. Altin Toska

Toska: Pas 21 Qershorit do zgjidhim problemin e vaditjes së tokave, bërjen e rrugëve të arave, zgjidhjen e problemit të ujësjellësi

Toska: Do zgjidh arsimin e përgatitjen e rinisë në fushën e agrobiznesit dhe përpunimit të produkteve bujqësore, hapjen e një qendre për grumbullimin e përpunimin e produkteve bujqësore

Haxhinasto: Do bëhet një investim prej 34 miliardë lekë në infrastrukture për përmirësimin e saj

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e Cërrikut, z. Altin Toska zhvilloi një takim përmbyllës në Komunën Mollas.

I shoqëruar dhe nga Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto dhe nga deputeti i Partisë Socialiste, z. Namik Dokle, kandidati Toska prezantoi pikat kryesore të programit të tij për katër vitet e drejtimit të Bashkisë së Cërrikut.

Z. Altin Toska garantoi banorët për realizmin e plotë të programit të tij duke u shprehur se pas 21 qershorit nuk do merret me politikë, por do të angazhohet me menaxhimin dhe zgjidhjen e halleve që ata do kenë. “Pas 21 Qershorit do zgjidhim problemin e vaditjes së tokave, bërjen e rrugëve të arave, zgjidhjen e problemit të ujësjellësit, do bëj çdo gjë që është e mundur që qendra shëndetësore në Mollas të funksionojë 24 orë duke sjellë një laborator dhe laborante për bërjen e analizave. Do zgjidh arsimin e përgatitjen e rinisë në fushën e agrobiznesit dhe përpunimit të produkteve bujqësore, hapjen e një qendre për grumbullimin e përpunimin e produkteve bujqësore”, tha z. Toska.

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto  shprehu bindjen për fitoren e z. Altin Toska.

“Kur erdhi këtu i njihte mirë problemet dhe bëri një program i cili i trajton ato me realizëm. Propozimet e Altinit janë  për bujqësinë me qëllim zgjidhjen e problemeve të vaditjes, të farave, të plehrave, problemet e agro-përpunimit me qëllim që ajo që prodhoni, të shijohet nga ju. Do bëhet një investim prej 34 miliardë lekë në infrastrukture për përmirësimin e saj. Do bëhen investime në arsim dhe në shkollën profesionale të Cërrikut, në aspektin kulturor si kinemaja, grupi folklorik, sportin. Kemi kandidatin më të mirë dhe padyshim ai do jetë fituesi. Tashmë ju keni votuar për z.Toskës sepse ju doni ndryshimin, sepse z.Toska është njeri i punës dhe vizionit. Më 21 qershor, me votën tuaj, ju do të ndryshoni jetën duke sjellë shpresë për një jetë më të mirë”, tha z. Haxhinasto.

Edhe deputeti i PS-së, z. Namik Dokle  shprehu mbështetjen për kandidatin e  ASHE-së, z. Altin Toska, duke e vlerësuar si njeriun e duhur për zhvillimin dhe transformimin e gjithë Bashkisë së re të Cërrikut.

 

18.06.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.