Postuar me: 9:40 24-10-2016

Misteri i Planet 9 (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

planeti-9Një planet i madh fshihet afër sistemit tonë diellor, dhe mund të shkaktojë një lëkundje të tij, sipas shkencëtarëve.

Planeti i Nëntë,(Planeti 9) i hipotizuar por i pavërtetuar ende ndodhet në fund të galaksisë sonë, dhe mund të jetë përgjegjësi për një lëvizje të pazakontë të diellit, sipas një studimi të ri.

Planeti i stërmadh, i ndodhur pak më larg, mund të sjellë një lëkundje të lehtë në sistemin tonë diellor. Shkencëtarët për shumë kohë kanë qënë të paqartë pse ne dhe pjesa tjetër e planeteve ndodhen në një kënd, krahasuar me diellin, dhe planeti misterioz shfaqet për të na shpjeguar pse.

Të gjitha planetet tona rrotullohen rreth diellit me disa gradë diferencë, por kur një rrafsh rrotullohet çuditshëm, anohet afërsisht 6 shkallë krahasuar me diellin, duket sikur tronditet.

Deri tani shkencëtarët nuk e dinin pse ndodhte kjo. Por nëse planeti misterioz ekziston, siç supozohet, mund të shpjegojë këtë sjellje të çuditshme.

“Për shkak se Planeti i Nëntë është masiv, dhe ka një orbitë të lëvizshme krahasuar me planetet e tjera, sistemi diellor nuk ka zgjidhje tjetër vetëm të lëvizë ngadalë jashtë shtrirjes së vetë”, thotë Elisabeth Bailey,një studente e diplomuar në Caltech, dhe drejtuese e studimit që bën të ditur zbulimin.

Planeti i stërmadh orbiton rreth 30 gradë më jashtë se i njëjti rrafsh që orbitojnë planetet e tjerë. Kjo do të thotë se ai ndikon mjaft tek objektet e tjera, dhe na jep përshtypjen se sistemi jonë diellor është i shtrembër.

Planeti Nëntë supozohet të orbitojë rreth diellit, por me një distancë shumë të madhe, rreth 20 herë më larg se Neptuni. Dhe shkëmbi i tij në vetvete është masiv, rreth 10 herë sa madhësia e tokës.

“Ai vazhdon të na surprizojë, sa herë që shohim me kujdes, gjejmë se Planeti i Nëntë shpjegon diçka lidhur me sistemin tonë diellor dhe për shumë kohë ka qënë mister”, thotë Konstantin Batygin, një asisten profesor i shkencës planetare.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.