Postuar me: 8:28 12-06-2012

Mitrovicë, sulmohet me armë patrulla e policisë

Shperndaje
Etiketat

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në patrullën e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në Lagjen e Boshnjakëve, zonë kjo e banuar me popullatë të përzier, ndërkaq mësohet se përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga plumbat në automjetin e policisë, nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se askush nga policët në këtë incident që ka ndodhë rreth orës 1:00 të mëngjesit nuk është lënduar.

“Persona deri tani të panjohur kanë shtënë në drejtim të automjetit të policisë që ishte në pikën statike tek Lagja e Boshnjakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nga një plumb është dëmtuar parafango e automjetit”, tha Hoti, duke shtuar se hetimet rreth kësaj ngjarje janë në proces.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.