Postuar me: 11:37 13-06-2012

Moskë, protesta kundër Putinit

Shperndaje
Etiketat

Mijëra vetë kërkojnë një mënyrë tjetër qeverisjeje

Në protestën e djeshme, njerëzit e dalë në qendër të Moskës kanë mbajtur pankarta e parulla në duar dhe në krye të të gjithave ka qenë parulla: “Rusia pa Putinin”

Mijëra rusë kanë deklaruar se ata do të përballen me presionet e Kremlinit dhe do të marrin pjesë në një manifestim proteste në Moskë kundër Presidentit të vendit Putin dhe taktikave të tij për të shtypur çdo kënd që sfidon sundimin e tij. Përmes “Facebook” dhe “Twitter”, aktivistët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje të madhe në atë që e quajnë “Marshimi i milionave”, që është edhe protesta më e madhe e organizuar publikisht në qendër të Moskës që pas inaugurimit të Putinit si President i vendit në majin që shkoi dhe një ditë pas sulmit të policisë në shtëpitë e opozitarëve të Kremlinit. Kritikët i kanë cilësuar këto sulme si një reminishencë e metodave të përdorura nga Stalini. Protesta nuk ka një lider opozitar të vetëm në krye të saj, sepse ata janë marrë në pyetje në lidhje me protestat në prag të ditës së inaugurimit presidencial të Putinit. Sipas një lideri opozitar, Akelsej Navalni, marrja në pyetje është një formalitet i kotë, që ka për qëllim vetëm të pengojë me sa mundet veprimtarinë e opozitës dhe të njerëzve në shesh.Paraprotestës u deklarua se në të do të merrnin pjesë mbi 6000 vetë. Aleksej Navalni është një autor blogu, që është shprehur në mënyrë të vazhdueshme kundër Putinit dhe mënyrës së tij të sundimit të vendit. Ai është kundër korrupsionit të madh që ka përfshirë elitën e Rusisë dhe metodave që nuk janë demokratike. Të premten ndërkohë Putin ka nënshkruar një ligj, në bazë të të cilit rriten gjobat, në disa raste dhe 100-fish ndaj atyre që dhunojnë rendin publik dhe shkojnë në demonstrata. Ky ligj u nënshkrua pavarësisht paralajmërimit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, që deklaroi se një ligj i tillë bie ndesh me Kushtetutën e vendit në lidhje me të drejtën për grumbullim të lirë.

Në zbatim të këtij ligji të ri, policët janë përpjekur që të shpërndajnë demonstruesit që janë mbledhur në shesh dhe ndërkohë kanë kërkuar edhe në shtëpitë e liderëve opozitarë, duke mësymur nëpër apartamentet e tyre në mëngjes herët dhe duke kërkuar nëpër libra e kompjuterë dhe në gjithçka tjetër që u përkiste atyre.

Ndërkohë në protestën e djeshme njerëzit e dalë në qendër të Moskës kanë mbajtur pankarta dhe parulla në duar dhe në krye të të gjithave ka qenë parulla: “Rusia pa Putinin”. Duket se që kur ka ardhur sërish në Kremlin, Putin ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj çdo opozitari dhe qëndrimi opozitar ndaj tij dhe kjo më së miri pasqyrohet edhe në ligjin e tij të ri për protestat.

Sipas një lideri opozitar, Akelsej Navalni, marrja në pyetje është një formalitet i kotë, që ka për qëllim vetëm të pengojë me sa mundet veprimtarinë e opozitës dhe të njerëzve në shesh

Të premten, ndërkohë, Putin ka nënshkruar një ligj, në bazë të të cilit rriten gjobat, në disa raste dhe 100-fish ndaj atyre që dhunojnë rendin publik dhe shkojnë në demonstrata

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.