Postuar me: 12:37 19-10-2016

Mustafa pret luftëtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison

Shperndaje
Etiketat

uckKryeministri Isa Mustafa ka pritur sot në një takim veteranin britanik që luftoi krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në njoftimin për mediet nga zyra e shtypit të kryeministrit thuhet se, gjatë takimit miqësor, kryeministri Mustafa dhe Harrison biseduan për progresin në Kosovë në vitet e fundit, mbi zhvillimin e shtetit, progresin në ekonomi, hapjen e perspektivës për qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë e Kosovës.

Kryeministri Mustafa, me këtë rast shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin që Harrison ka dhënë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, duke qenë një luftëtar i paepur për çlirimin e vendit.

“Kosova dhe populli i saj i janë përjetë mirënjohës dhe respektojnë luftën e sakrificën e çdo luftëtari, kontributin e shteteve mike perëndimore e më gjerë, si dhe angazhimin vullnetar të luftëtarëve, siç është edhe rasti i Jon Harrison, i cili luftoi me vetëmohim për kauzën e lirisë së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Ai vlerësoi vendimin për emërimin e një rruge në Prizren me emrin e luftëtarit të dalluar, Jon Harrison.

Luftëtari britanik i UÇK-së, Jon Harrison shprehu gjatë takimit lidhjen e posaçme emocionale dhe reale që ka me popullin dhe me shtetin e Kosovës. Harrison e përgëzoi kryeministrin Mustafa për udhëheqësinë dhe për progresin që po bëhet në Kosovë. Luftëtari Jon Harrison shprehu gjithashtu përkushtimin e tij për të kontribuar për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.