Postuar me: 7:31 13-06-2012

Nano shpall Lëvizjen e re për zgjedhjet e 2013-s

Shperndaje
Etiketat

TIRANE- Nga Lëvizja “Nano për President” tashmë kemi Lëvizjen “Nano për Fitoren e Socialistëve.”

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ish lideri historik i Partisë Socialiste, Fato Nano themelon lëvizjen e tij të re, e cila synon përbashkimin e të gjithë popullit të majtë, i të gjithë popullit opozitar, për të fituar së bashku zgjedhjet në vitin 2013.

“Të inkurajuar e të nxitur nga numri i madh i mbështetësve nga Veriu në Jug, ne një grup përfaqësuesish të Partisë Socialiste, të shoqërisë civile, intelektualë dhe akademikë, të rinj e të reja, së bashku me z. Fatos Nano vendosëm që të krijojmë një grup kordinimi të Lëvizjes sonë të Re.”- thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga kordinatori i Lëvizjes “Nano për Fitoren e Socialistëve”, Arian Galdini.

Më tej në deklaratë thuhet se kjo Lëvizje do të mbështesë të gjithë sensibilitetin e socialistëve të ndershëm në të gjithë Shqipërinë për ti dalë për zot fateve të Partisë Socialiste duke larguar Edi Ramën nga pozicioni që ai ka uzurpuar si Kryetar i pamerituar dhe humbës i palodhur.

“Ta largojmë humbësin përsëritës dhe kronik Edi Rama që të fitojmë kundër Sali Berishës në vitin 2013. Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve synon të bashkojë çdo socialist, çdo të majtë, por edhe të gjithë opozitarët me këtë Qeverisje dështake e të padrejtë, në mënyrë që së bashku të fitojmë zgjedhjet e vitit 2013. Socialistët, populli i majtë, opozitarët e sinqertë dhe të ndershëm me këtë Qeverisje, duhet të bëhen të gjithë bashkë. Bashkë e mundim Sali Berishën. Bashkë i fitojmë zgjedhjet në vitin 2013. Bashkë e bëjmë Shqipërinë fituese. Bashkë e bëjmë Shqipërinë Europiane.”- përfundon deklarata.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.