Postuar me: 11:30 16-06-2012

Narkotikët, vazhdon aksioni i policisë në Lazarat

GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka vazhduar edhe sot aksionin e saj për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Lazarat. 53 persona mësohet se janë ndaluar në përpjekje për të hyrë nga kodrat në Fshatin Lazarat.

Pas arrestimeve të ditës së sotme shkon në 177 numri i të ndaluarve, që besohet se janë punëtorë në fshatin Lazarat. Gjatë tri ditëve të fundit policia e Gjirokastrës ka bllokuar fuqinë punëtore dhe materialet organike që ndihmojnë në kultivimin e narkotikëve.

Në aksionin e ditës së sotme policisë së Gjirokastrës i kanë ardhur në ndihmë edhe dy grupe të FNSH-së, dhe dy grupe të forcave DELTA.

Mësohet se janë 6 grupe që po krehin territorin e komunës Lazarat, ndërsa forcat e policisë kanë hequr edhe xhamat e zinj për rreth 85 makina të Lazaratit.

16.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.