Postuar me: 12:19 16-06-2012

Ndalohen 53 punëtorë të kultivimit të drogës

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës vijon aksionet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Lazarat. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se uniformat blu të mbështetura edhe nga dy grupe të FNSH-së dhe dy ekipe Delta po punojnë për të bllokuar fuqinë punëtore dhe materialeve organike që shërbejnë për kultivim. Mësohet se gjatë së shtunës janë bllokuar në kodrat që të çojnë në fshatin Lazarat 53 meshkuj, që shërbenin si fuqi punëtore si dhe një autobot uji e një kamion me pleh. Të njëjtat burime theksojnë se 6 grupet e punës po vijojnë kontrollet në territorin e komunës Lazarat për të mos lejuar kultivimin, ndërsa deklarimet e dhëna prej punonjësve të bllokuar do të shërbejnë për procedimin penal të shtetasve nga Lazarati që tentojnë kultivimin e bimëve narkotike.

Mësohet se të premten në Gjirokastër ka mbërritur Task Forca e qarkullimit, të cilët kanë hequr xhamat e zinj për 85 automjete me pronarë nga Lazarati, kanë vendosur gjoba në masën e 600 mijë lekëve të rinj për këto shkelje si dhe kanë bllokuar 3 automjete luksoze, që rezultonin të vjedhura.

Policia e Gjirokastrës pohon se aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

16.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.