Ndërtimi i Unazës së Vogël, zhvendoset n/stacioni i Qendrës (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

unaza-e-vogelOSHEE ka nisur zhvendosjen e nënstacionit në qendër, pranë hotel “Tiranës”, operacion i cili do të zgjasë 30 ditë.Shkak për këtë zhvendosje është projekti i Unazës së Vogël të Tiranës.

Kjo zhvendosje është e rëndësishme për vazhdimin e projektit të Unazës që kërkon zgjerimin e rrugëve ekzistuese “Urani Pano” dhe rrugës “Bardhok Biba”.

Për të menaxhuar situatën e furnizimit me energji të kryeqytetit, nisur nga stakimi i përkohshëm i këtij nënstacioni, OSHEE ka ngritur Shtabin Qendror të Gatishmërisë në të cilën marrin pjesë edhe përfaqësues të OST-së, Bashkisë dhe firmat kontraktore që po realizojnë punimet e spostimit të nënstacionit.

OSHEE njofton abonentët se janë marrë masat që gjatë kësaj periudhe të sigurohet furnizimi i pandërprerë me energji i gjithë klientëve të saj nëpërmjet rrjetit shpërndarës.

Pas studimit të flukseve të energjisë në fidrat 20 kV dhe nënstacionet 110/20 kV, sipas skenarëve të ngarkesave maksimale të kryeqytetit është bërë rishpërndarja e tyre në skemat e reja të furnizimit me energji. Fluksi i energjisë së fidrave të n/nstacionit Qendër, nëpërmjet skemave të reja do të shperndahet në nënstacionet 110/20kV të Selitës, Autotraktora, Rajonale të cilat monitorohet nga grupet operacionale dhe ato të gadishmërisë.

OSHEE është në gadishmëri 24 orë për të garantuar furnizimin e sigurt të gjithë konsumatorëve gjatë gjithë periudhës së kryerjes së punimeve për spostimin e n/nstacionit Qendër.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.