Postuar me: 10:54 12-06-2012

Ndotja shton semundjet e gjakut, dy mije raste te reja ne vit

Shperndaje
Etiketat

Ndotja rrit frikshem semundjet e gjakut ne Shqiperi. Me 2000 raste te reja ne vit te ketyre semundjeve, leuçemia eshte me e perhapura. Shefi i Sherbimit te Hematologjise, Pal Xhumari thote se shkak i rritjes galopante eshte kryesisht ndotja e mjedisit, ndersa kjo semundje tani po prek çdo grupmoshe.

“Presim rreth 2 mije te semure ne vit, qe jane te semure jo vetem me kancer te gjakut po dhe semundje te tjera te pergjithshme dhe qe incidenca e semundjeve tona eshte nje incidence qe varion nga semundja ne semundje. Ka nje shikim qe jane ne rritje si semundje malinje, jane ne rritje, e cila vjen si rezultat i problemeve ndoshta ambientale ndoshta dhe faktor te tjere riskant qe jane problematike ne te gjithe boten”, tha Pal Xhumari, Shef i Hematologjise, QSUT

Ne konferencen vjetore mbi semundjet e gjakut, edhe Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, pranoi se situata eshte alarmante, pasi ne Pavijonin e Hematologjise pothuajse te gjithe shtreterit po shfrytezohen.

“Shifrat e raportuara ne mbi 98 perqind te shfrytezimit te shtratit jane nje shifer e cila flet vete dhe besoj se do te ishte e pamundur te krahasohej me nje sherbim te ngjashem ne rajon”, u shpreh Petrit Vasili, Minister i Shendetesise.

Semundjet me problematike te gjakut ne Shqiperi jane leuçemia, talasemia dhe forma te tjera te anemive. Nje pjese e shkaktareve te tyre dhe metodat e kurimit vazhdojne te jene nen studim nga shkencetaret e OBSH. Shume prej tyre – thone specialistet – nuk kane vetem nje shkatar gjenetik, por gjithnje e me shume po llogariten dhe faktoret ambjentale.

08.06.2012

 

Burimi: Mjedisi Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.