Postuar me: 17:57 25-10-2016

Në fund të shtatzënisë, postimi emocionues i Aurela Gaçes( Burimi: Noa, www.noa.al)

aurela-gaceAjo është në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë pas vajzës së madhe Grace. Këngëtarja Aurela Gaçe falënderon Zotin, për fëmijën që mban në bark, ndërsa e cilëson si një bekim dhe pasuri të madhe.

Ajo ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet e rrumbullakosur dukshëm, pasi po i afrohet fundit të shtatzënisë, ndërsa thotë se asgjë nuk krahasohet me ndjesinë e të qenit nënë.

Postimi i plotë i Aurelës

Djalë a vajzë? Kjo është çështja. 32 javë. Ajo zemra e vogël që në javët e para i dëgjojmë vetëm rrahjet, vjen e rritet e formohet në mënyrën më të bukur e më të mahnitshme të mundshme bashke me të gjitha organet e tjera, me gjymtyrët e vogla që lëvizin e lumturojnë nënën në çdo moment që i ndjen… Zot, kjo është ndjesia më e bukur e lutem për çdo grua e çdo çift të ketë mundësinë e të qenurit prind.

Çdo jetë që vjen në jetë, është mrekulli.

Nuk i kuptoj dot ata njerëz që duan edhe përzgjedhje në gjini, ata që më pyesin se çfarë pres e thartojnë turinjtë kur marrin vesh që brenda meje rritet një vajze. A thua do ta rrisin ata??

A thua do ta kenë ata “barrën” pë ta edukuar siç duhet që të përballojë jetën?

Unë vajzë linda e nuk më ka penguar asgjë të bëja realitet gjithçka doja për veten time.

Mund ta kisha më të lehtë në një shoqëri si e jona nëse do të isha djalë?? Se besoj.

Shumë mundësi do të kishte të bëja karrierë si “I forti i lagjes”? Ose mundet përsëri në skenë të bëja diçka… por Zoti nuk bën gabime… dhe ai zgjodhi të isha kështu. Mund të jesh djalë e ti sjellësh probleme familjes e po ashtu të jesh vajzë e të bëhesh krahu më i fortë i familjes tënde. Ose anasjelltas.

Çdo jetë që vjen në jetë është MREKULLI. ËSHTË BEKIM. ËSHTË PASURI.

Kur mendoj sa çifte ka që nuk arrijnë dot ti gëzohen lajmit më të rëndësishëm në jetë, se një zemër e vogël ka nisur të rrahë, kur mendoj se sa vajza e ëndërrojnë momentin kur trupi i tyre të shndërrohet në shtëpinë e një embrioni, aty ku do të marrë form, ku do të zhvillohet dita ditës, aty ku merr gjakun, frymën, ushqimin nga ajo që do ta thërrasë Mami… atëherë them Zot faleminderit për këtë mundësi.

Secili punon e ka një profesion. Mund të arrish shumë në jetë. Mund të kesh kaq shumë suksese… por asgjë, asgjë nuk mund të krahasohet me këtë ndjesi.

Unë do ta përsërisja prapë e prapë gjithçka, edhe pse ka raste mezi eci, edhe pse vjen një moment e ti nuk fle dot, edhe pse gishtat e tu marrin formën e salçiçeve, këmba nga 36 shkon nr 38 dhe dhimbjet s’të ndahen… edhe pse fytyra jote fillon ti përngjajë panines…, edhe kur mjeku të urdhëron të qëndrosh në shtrat për muaj të tërë, edhe kur ti ke kriza ëe tmerrshme urthi e duket sikur një llavë e nxehtë vjen nga stomaku e pret të shpërthejë…

Edhe sikur të sillja në jetë 10 vajza do të isha njeriu më i lumtur, sepse do të sillja në jetë, jetë tjetër..

 

Burimi: Noa.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.