Postuar me: 14:06 26-05-2012

Negociatat për presidentin

Shperndaje
Etiketat

Kjo fundjavë do të jetë e qetë politikisht, të paktën për aq sa do të shfaqet në publik. Megjithëse të gjithë janë në pritje të një takimi eventual mes demokrateve dhe socialistëve për të biseduar për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Republikës, këto dy ditë nuk do të ketë negociata. 

Jo se Partia Socialiste ka refuzuar takimin me negociatoret demokrate, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho. Kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruçi ndodhet ne nje aktivitet partiak ne zonen e tij elektorale ne Sarande dhe vetem te henen gjerat do te fillojne te levizin.

Top Channel kontaktoi me te dy kryetaret e grupeve parlamentare dhe demokrati Astrit Patozi pohoi se jane ne pritje te nje pergjigje nga Partia Socialiste. Nga ana tjeter zoti Ruçi, pohoi per Top

Channel se nese do te kete nje takim, kjo do te behet e njohur publikisht.

Nese do te kete nje takim mes qeverise dhe opozitës per çështjen e presidentit te henen, kjo do te thote se deri te merkuren paradite, ka rreth 48 ore per te negociuar. Kohe e cila, nga pervoja, duket e pamjaftueshme per te rene dakord per nje kandidat konsensual, qe do te mund paraqitej dhe te votohej ne raundin e pare per zgjedhjen e presidentit.

Burimi:TOPI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.