Postuar me: 7:06 04-09-2015

Nënkryetarja e Kuvendit znj.Leskaj mori pjesë në Konferencën e 4-t Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve në New York (Burimi: LSI, www.lsi.al)

3

znj.Leskaj mori pjesë në Konferencën e 4-t Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve në New York

Nënkryetarja e Kuvendit znj. Valentina Leskaj mori pjesë në Konferencën e 4-t Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve në Selinë e OKB-së në New York, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar (IPU).

Gjatë debatit të përgjithshëm që u zhvillua në sallën plenare të OKB mbi demokracinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, Nënkryetarja e Kuvendit znj. Leskaj theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar seriozisht ndaj demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe në këtë kontekst Kuvendi luan një rol vendimtar dhe drejtues.

“Parë në tre dimensione, atë të procesit legjislativ, rolit mbikëqyrës dhe përfaqësimit të duhur politik, Kuvendi i Shqipërisë ka realizuar një transformim rrënjësor në përqasjen e tij, duke qenë sot më i hapur, më gjithëpërfshirës, dhe duke e konsideruar transparencën dhe mbikëqyrjen si thelbësore për një demokraci funksionale”, theksoi znj. Leskaj.

Nënkryetarja e Kuvendit nënvizoi se demokracia nuk mund të jetë kurrë funksionale nëse gjysma e shoqërisë është e nën përfaqësuar në vendimmarrje dhe se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa një proces përfshirës për të dyja gjinitë, si për gratë ashtu edhe për burrat.

Në përfundim të fjalës së saj, znj. Leskaj vuri në dukje se demokratizimi është një proces i vazhdueshëm ku Shqipëria mbetet tërësisht e përkushtuar të bëjë maksimumin e saj.

Në kuadër të Konferencës së 4-t Botërore të Kryeparlamentarëve, Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj. Valentina Leskaj zhvilloi takime të veçanta me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë z. Urban Ahlin, Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë z. Josip Leko, Kryetaren e Parlamentit të Serbisë znj. Maja Gojkovic, Kryetarin e Dhomës së Ulët të Mbretërisë së Bashkuar z. John Bercow, Kryetarin e Parlamentit të Norvegjisë z. Olemic Thommessen, Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit z. Ogtay Asadov si dhe me përfaqësues të lartë të PNUD dhe UNFPA, përkatësisht agjencitë e zhvillimit dhe të popullsisë së Kombeve të Bashkuara.

04.09.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.