Postuar me: 13:37 27-10-2016

Ngjarje të çuditshme që kanë ndodhur gjatë historisë (Burimi: Zëri, www.zëri.info)

auto_ngjarjeDisa ngjarje historike ofrojnë terren më të përshtatshëm për lindjen e teorive konspirative. Kjo për shkak të elementeve të panjohura dhe të paqarta në to. Historia dhe çudirat janë gërshetuar në këtë listë.

– Periudha e fantazmave: Periudha e fantazmave është një teori konspirative e përpunuar nga gjermani Heribert Illig (1947-1991). Ai sugjeroi se është folur shumë për ekzistencën e periudhave të ndryshme historike, veçanërisht në Evropë gjatë periudhës së Mesjetës (rreth viteve 614 para erës sonë).

Por sipas Illig, kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje, ai thotë se Karlo Magno ishte thjesht një “trillim” i sajuar nga Otto III (mbreti i saksonëve në vitin 983) dhe Gerbert d’Aurillac (ishte Papa i 139-të i Kishës Katolike, dhe një studios i shekullit të nëntë). Karlo Magno ishte mbreti i Frankëve dhe Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake.

– Marrëveshja “e çuditshme”: Mkwawa (1855-1898), ishte një lider i fisit Hehe në Afrikën Lindore, të cilët kundërshtuan kolonizimin gjerman. Më 28 tetor 1894, gjermanët udhëhequr nga koloneli Freiherr von Friedrich Schele, sulmuan kështjellën Mkwawas në Kalenga. Edhe pse ata morën fortesën, Mkwawa arriti të shpëtojë.

Më pas, Mkwawa organizoi një luftë guerile kundër gjermanëve deri kur mbeti i vrarë në vitin 1898. Gjermanët i këputën kokën si trofe dhe e dërguan kafkën e tij në një muze. Çuditërisht, vite më vonë, britanikët kërkuan kafkën në mënyrë që ata mund ta jepnin atë si një dhuratë për Tanganyikat (shtet në Afrikën Lindore) për t’i falënderuar ata për mbështetjen e tyre në Luftën e Parë Botërore, përcjell “Zeri.info”.

Sipas Traktatit të famshëm të Versajës: neni 246. Brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Traktatit, Gjermania do të dorëzojë Britanisë së Madhe kafkën e Sulltanit Mkwawa. Kafka u kthye më në fund në vitin 1954, dhe tani mund të shihet në Muzeun Memorial “Mkwawa” në Kalenga, Tanzania.

– Magjistarja e fundit: Magjia është një fenomen që ka lindur njëherësh me qytetërimet më të lashta, ndërsa sot është kthyer dhe në objekt studimi. Jane Rebeça Yorke (1872-1944) ishte një angleze, e cila konsiderohet të jetë personi i fundit i dënuar nga “Akti i Magjisë” të vitit 1735. Në historinë e njerëzimit, gjatë gjysmës së dytë të viteve 1800, pati një rilindje të interesit ndaj magjisë. Personat që pretendonin se flisnin me shpirtrat e të vdekurve, ose parashikonin të ardhmen, ishin të dënuar si endacakë dhe si mashtrues.

Ky akt u aplikua në të gjithë Britaninë e Madhe, duke shfuqizuar “Scottish Act” të vitit 1563 dhe “English Act”, 1604. Në shtator të vitit 1944, Yorke u arrestua nga autoritetet britanike dhe u akuzua se ajo mashtronte publikun duke i kallur frikë. Gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Londrës, Yorke u mor në pyetje që të parashikonte mbi të afërmit e policëve që kishin vdekur. Ajo i tha një oficeri se vëllai i tij oficer ishte djegur gjallë në një mision lufte në Londër.

Gjithashtu ajo pretendonte se si udhërrëfyes spiritual kishte Zulu (grup etnik në Afrikën e Jugut), dhe shpeshherë thërritej nga shpirti i të ndjerës Mbretëresha Viktoria. Yorke u dënua me një gjobë prej 5 paundësh dhe u betua se nuk do të ushtronte aktivitetin e saj si “magjistare”.

– Bukuria e çuditshme: Mbretëresha Mary e Skocisë bënte banjë me verë, ndërsa mbretëresha Isabella e Francës (shekulli i 12-të) me qumështin e gomarëve. Për mijëra vjet, shumë gra helmuan veten e tyre duke përdorur “ceruse”, e cila ishte një pluhur që ishte vdekjeprurëse.

Fotoja që gjendet në internet është e Mbretëreshës Elizabeth e parë e Anglisë me fytyrën e saj të lyer me “ceruse” – produktit që ka shkaktuar në humbjen e saj të plotë të flokëve, transmeton “Zeri.info”.

– Legjenda e Akropolit: Lufta greko-turke e vitit 1897, e quajtur gjithashtu lufta 30-ditëshe, ishte një përballje ndërmjet Mbretërisë së Greqisë dhe Perandorisë Osmane. Shkaku i saj qe statusi i provincës osmane të Kretës, shumica greke e së cilës prej kohësh dëshironte bashkimin me Greqine.
Sipas një legjende, në një betejë midis tyre në Athinë, turqit gjuajtën me breshëri plumbash, duke sugjeruar se do të shkatërronin Akropolin. Pasi përfundoi beteja, thuhet që grekët mblodhën plumbat duke ia dërguar turqve si shenjë që ata t’i përdornin kundër vetes së tyre.

Kjo legjendë e habitshme ishte vetëm për të mbrojtur monumentin më të rëndësishëm në kulturën greke. Në qoftë se kjo legjendë është e vërtetë, atëherë duhet të falënderojmë ushtarët grekë që na kanë bërë të mundur për të vizituar Akropolin në ditët e sotme.

– La Reverte – Toreadorja: Në vitin 1900, Maria Salome, kur ishte vetëm 20 vjeçe, bëri debutimin e saj si grua e parë toreadore. Për vite me radhë, ajo pati shumë sukses dhe u brohorit për fitoret e saj kundër demave në arenë. Si rrjedhojë e famës së saj, qeveria spanjolle nuk pranoi idenë që një grua të ishte një toreador dhe e konsideroj si të jashtëligjshme.

Kështu, Maria Salome u shfaq në publik duke u deklaruar se ajo nuk ishte femër, por burrë. Gjithashtu, ajo ndryshoi emrin e saj nga Maria Salome në Augustin Rodigrique, por ky ndryshim solli dështimin e saj si toreadore dhe populli spanjoll vazhdoi ta urrente për këtë veprim. Kjo solli edhe fundin e karrierës së saj si toreadore.

Burimi: ZËRI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.