Postuar me: 7:18 15-06-2012

Nikoliç: Kryeministri do udhëheqë bisedimet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoli,ç i ka thënë Ketherinë Ashtonit se kryeministri serb do të udhëheqë delegacionin për bisedimet me Prishtinën në raundet e ardhshme. Deri tani dialogu Kosovë-Serbi është udhëhequr nga Borgo Stefanoviç dhe Edita Tahiri.

Duke folur për mediet pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikat e jashtme, Nikoliç ka theksuar se nuk ka të ardhme më të mirë për Serbinë se sa integrimi në BE.

Sa i takon çështjes së Kosovës, presidenti serb ka nënvizuar se të dy palët duhet të shmangin provokimet, që qytetarët në Kosovë të jetojnë paqësisht. “Folëm për të kaluarën, të tashmen por më së shumti për të ardhmen”, tha Nikoliç duke shtuar se “Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovës. Pas takimit me Ashton, Nikoliç do të vijoi serinë e takimeve me zyrtarët të lartë të BE-së.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.