Postuar me: 7:21 30-05-2012

Nis rrugëtimi i Presidentit (Burimi:TOPI)

Shperndaje
Etiketat

Dita pritet të jetë e ngjeshur sa i përket lëvizjeve në korridoret dhe sallën e parlamentit shqiptar. Në orën 09:00 mblidhet Komisioni Parlamentar i Ligjeve i cili do të shqyrtojë kandidaturat e mundshme për President të Republikës, nëse këto kandidatura plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara nga Kushtetuta e vendit. 

Pas shqyrtimit të kandidaturës nga ana e Komisionit të Ligjeve, ky i fundit harton një raport të cilin e paraqet në seancë plenare në Kuvend. Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00 dhe ashtu sikundër parashikohet nga Kushtetuta, që një kandidat të zgjidhet president që në raundin e parë (por edhe të dytë e të tretë) duhet të votohet nga 84 deputetë.

Kjo do të thotë se kandidatura e mazhorancës, anëtar me “mandat të skaduar” i

Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, që të zgjidhet në krye të shtetit duhet të marrë edhe mbështetjen e deputetëve socialistë, në mos të të gjithëve, të paktën të një pjese për të kapur 84 “pëlqimet”.

Por Partia Socialiste nuk e cilëson si konsensuale kandidaturën e zotit Zaganjori dhe e ka kritikuar atë gjatë vendimeve në Gjykatën Kushtetuese për arbitraritet.

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.