Postuar me: 11:47 13-06-2012

Nishani merr urime nga Ivanov, Ahmeti e Thaçi

Shperndaje
Etiketat

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dërgoi urim me rastin e zgjidhjes së Bujar Nishanit për president të ri të Republikës së Shqipërisë.

Ivanov në urim shpreh kënaqësi nga shkalla e lartë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe bindje se me angazhim të përbashkët do të kontribuohet për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. “Sinqerisht shpresoj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm dhe të frytshëm, që e realizojmë me paraardhësin Tuaj. Më lejoni që me këtë rast ta theksoj përcaktimin tim dhe të Republikës së Maqedonisë, të fuqishëm për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për thellimin e dialogut politik me Republikën e Shqipërisë. Jam i sigurt, se angazhimet tona të përbashkëta në afirmimin e paqes dhe stabilitetit në rajon do të kontribuojnë për integrimin e tij të përshpejtuar në strukturat euroatlantike. Jemi tërësisht të përgatitur për bashkëpunim të ngushtë në atë plan”, thekson Ivanov në urimin drejtuar Nishanit, ku shfaq shpresë për një takim të shpejtë me kolegun e tij shqiptar.

Edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi kanë uruar presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë për përzgjedhjen në këtë funksion.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.