Postuar me: 11:55 13-06-2012

Nishani, policisë: I keni rritur prestigjin vendit

Shperndaje
Etiketat

TIRANE- Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani është përshëndetur sot me strukturat e Policisë së Shtetit. Nishani ka vlerësuar maksimalisht punën dhe bashkëpunimin që ka patur me Policinë e Shtetit, ndërsa u shpreh se puna, përkushtimi, guximi dhe kurajoja e punonjësve të policisë i ka rritur prestigjin shtetit shqiptarë.

Nishani është ndalur tek siguria, të cilën e ka cilësuar si bazën e të drejtave themelore të njeriut, ndërsa ka shtuar se, një fat shumë i madh sot për Shqipërinë është që Policia e Shtetit konsiderohet një partner serioz nga mjaft prej organizatave homologe në Europë dhe përtej Europës.

Ish ministri i Brendshëm, shprehu gjithashtu mirënjohje për atë që ai e quajti një standard të ri të vendosur nga policia, garantimin e një ambienti të sigurt dhe larg çdo ndërhyrjeje në proceset zgjedhore.

“Element shumë i rëndësishëm është integriteti moral, sepse raporti i Policisë së Shtetit është me qytetarin e thjeshtë, me individin, në ballafaqim me interesa të ndryshme, kështu që përtej profesionalizmit që është i domosdoshëm, integriteti dhe vetëm integriteti duhet t’ju karakterizojë.”- përfundoi Nishani.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.