Postuar me: 14:32 16-06-2012

Një grua e fortë afrikane, shefja e re e akuzës në Hagë

Shperndaje
Etiketat

Personazh

Fatou Bensouda është Kryeprokurorja e re e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të OKB-së. Juristja nga Gambia që pason Luis Moreno-Ocampo-n ka përvojë të gjatë me Tribunalin e Hagës. Ajo konsiderohet si një grua e fortë me karrierën e saj: Fatou Bensouda, 51 vjeçe, dhe nga Gambia. Gjykata Penale Ndërkombëtare (IStGH) e zgjodhi atë në mes të kandidatëve të tjerë. Qysh prej vitit 2004, ajo ka qenë zëvendëse e Kryeprokurorit Luis- Moreno Ocampo në Hagë dhe tani e pason atë në postin më të lartë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Bensouda vlerësohet si shumë kompetente në profesion dhe ka shumë përvojë me Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime lufte. Pas studimit të shkencave juridike në Nigeri, Fatou Bensouda e filloi karrierën e saj në vitin 1987, si prokurore në Gambia. Më pas ajo u bë kryeprokurore në vendin e saj. Në Malta, ajo mbrojti disertacionin për të drejtën ndërkombëtare maritime duke qenë ekspertja e parë ndërkombëtare në këtë fushë. Para se të angazhohej me punë në Gjykatën e Hagës, ajo ishte drejtore e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në Arusha, Tanzani. Aty ajo ka ndihmuar në zbardhjen e mizorive dhe gjenocidit të kryera atje.

Ajo është e bindur që puna e Tribunalit të Hagës ndihmon në parandalimin e krimeve kundër njerëzimit, veçanërisht në Afrikë. “Nënshkruesit e Statutit të Romës e kanë bërë të qartë se ekziston një lidhje thelbësore mes drejtësisë dhe paqes”, thotë Bensouda.

16.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.