Postuar me: 14:05 13-06-2012

“Një liqen” në Marubi

Shperndaje
Etiketat

Filmi “Një liqen” (Un Lac, 2009) i regjisorit francez Philippe Grandrieux shfaqet sonte,  ora 19:00, në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi. Ngjarjet zhvillohen në një vend për të cilin ne nuk dimë asgjë, një vend me dëborë dhe më pyje të dendur në veri. Një familje jeton e izoluar në një shtëpi pranë liqenit.

Aleksi është një djalë me zemër të pastër, por shumë i varur nga natyra që e rrethon. Ai është i lidhur ngushtë me të motrën Hege. Nëna e verbër, i ati dhe vëllai i tyre janë dëshmitarë të heshtur të ngjarjeve që vijnë dhe hyjnë në këtë tablo të qetë. Interpretojnë aktorët: Dimitry Kubasov, Natalie Rehorova, Alexei Solonchev etj.. Zgjat 90 minuta.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.