Postuar me: 17:42 12-03-2015

Një mëngjes me krepa (Burimi: Living, www.living.al)

mëngjes me krepaNjë mëngjes me krepa

Për brumin:

  • 200 g miell
  • 2 vezë
  • 40 g sheqer
  • 500 ml qumësht
  • 1 majë thike kripë

Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre, reçelra të ndryshëm, apo çokollatë, për t’i servirur.

Përgatitja:
1. Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë. E lëmë të pushojë për një orë.
2. Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt. Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan. E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.
3. I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, çokollatë etj.

12.03.2015

Burimi: Living

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.