Postuar me: 12:16 13-06-2012

Një studim mbi arkitekturën italiane në Tiranë

Shperndaje
Etiketat

Ekspozita 

Rezultatet e një studimi të kryer mbi arkitekturën moderne italiane në Shqipëri do të prezantohen nesër në Muzeun Historik Kombëtar. Këto rezultate vijnë përmes botimit të një libri të titulluar “Arkitektura moderne italiane për qytetet e Shqipërisë.

Modele dhe interpretime” të shkruara nga Anna Bruna Menghini, Frida Pashako, Marco Stigliano, si dhe me hapjen e një ekspozite po mbi këtë temë. Publikimi i librit dhe ekspozita dokumentojnë rezultatet e arritura nga Fakulteti i Arkitekturës së Barit dhe nga Departamenti ICAR(Inxhinieria Civile Arkitekturore) të Politeknikut të Barit në disa vite hulumtime mbi arkitekturën moderne italiane në Shqipëri, të kryera, që nga viti 2005, në bashkëpunim me institucionet politike dhe universitare shqiptare.

Vëllimi trajton analizën e Planeve Rregulluese të qyteteve shqiptare të realizuara nga arkitektë italianë dhe studimeve të godinave të ndërtuara ndërmjet viteve 1920- 1940, në Tiranë. Mbi bazën e dokumentacionit të mbledhur pranë Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimeve në Tiranë dhe mbi relievin direkt janë kryer disa ridizajnime kritike dhe janë hartuar disa hipoteza projektesh për rikualifikimin e tyre, duke i kushtuar vëmendje të veçantë aksit monumental të Tiranës.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.