Postuar me: 7:16 16-06-2012

Nxirret nga rezervuari pas 5 ditësh trupi i babait të 2 fëmijëve

Shperndaje
Etiketat

TIRANË-Trupi i një 27-vjecari është nxjerrë i pajetë nga rezervuari i fshatit Gostivisht të Ersekës.

Festim Bimo u mbyt në rezervuar pasditen e së martës, por prej asaj dite polumbarët nuk arritën të gjenin dot trupin e humbur.
Autoritetet lokale vendosën dje tharjen e rezervuarit në fshatin Gostivisht të Ersekës, me qëllim gjetjen e trupit të pajetë të 27-vjeçarit Festim Bimo.
Pas një takimi mes Prefektit të qarkut të Korçës dhe drejtuesve të policisë është vendosur tharja e rezervuarit, si e vetmja mundësi për nxjerrjen e trupit, për shkak të thellësisë rreth 30 metra, turbullirës dhe vetisë thithëse të këtij rezervuari.

Ulja e nivelit të ujit u krye në mënyrë graduale, për të shmangur një përmbytje të mundshme në tokat e fshatit.
Trupi i pajetë u gjet nga 3 fshatarë sot në anë të rezervuarit.
27-vjeçari Festim Bimo, baba i dy fëmijëve humbi jetën 5 ditë më parë pasi tentoi të shpëtonte bagëtitë.

15.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.