Postuar me: 12:20 27-10-2016

Obama tallet nga vajza (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

obamaFjalimet impresionuese janë një karakteristike e presideniti Obama , por duket se jo gjithmonë vlerësohen kur mbahen në tryezën e ngrënies. Presidenti rrëfeu gjatë shfaqjes në një program televiziv, se vajza e tij e vogël Sasha ishte tallur me të, ndërsa ai diskutonte për rrjetet sociale.

15-vjeçarja kishte regjistruar fjalimin e më pas e kishte ndarë me miqtë në Snapchat. Nuk është hera e parë që kreu i Shtëpisë së Bardhë diskuton për aktivitetet online të vajzës. Në muajin korrik, ai sugjeroi gjithashtu se ajo bën postime në Twitter, çka i dha nismën përpjekjeve të shumta mediatike për identifikimin e llogarisë së saj që vazhdon të mbetet sekret.

Gjithashtu edhe postimi në Snapchat nuk është bërë publik. Mesazhet e postuara në këtë aplikacion supozohet të fshihen pasi shikohen ose brenda një periudhe të shkurtër kohore.

“Një mbrëmje ishin duke darkuar dhe meqë kisha lexuar se ky aplikacion ishte bërë shumë popullor i kërkova të më tregonte për të. Pasi ajo filloi të më shpjegonte gjëra unë nisa të diskutoj me Mishelen mbi ndikimin e rrjeteve sociale dhe atë që ato përfaqësojnë. Zbulova më pas se vajza po na regjistronte dhe videon ia dërgoi shokëve të saj shoqëruar me shkrimin ‘kur babi na jep leksione mbi rrjetet sociale, dhe gjithashtu një fytyrë të bezdisur’”, tha Obama.

Presidenti shtoi se gruaja e tij, e cili i ishte bashkuar Snapchatit në muajin qershor dhe vajza e madha Malia e kishin pëlqyer postimin. Drejtuesi i programit Jimmy Kimmel tha me shaka se rasti përfaqësonte një thyerje të sigurisë. Presidenti u kujdes të theksonte se iPhoni i tij kufizohej vetëm në marrjen e email-ve dhe kërkime në internet, por nuk mund të bënte foto, telefonata, apo të luante muzikë.

E ndërsa kandidatja demokrate për ta pasuar atë në Shtëpinë e Bardhë, Hilari Clinton, u vu në shënjestër të një skandali për email-et e vjedhura nga hakerat, Obama paralajmëroi se teknologjia do të jetë një prej sfidave më të mëdha të pasardhësit të tij.

“Një prej sfidave më të madhe do të jete: Si do të vazhdojmë ne të sigurojmë të gjitha përfitimet e të qenit në një hapësirë kibernetike por në të njëjtën kohë të mbrojmë financat dhe privatësinë tonë. Si do t’i balancojmë çështjet e sigurisë?”, deklaroi Obama.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.