Postuar me: 10:10 15-06-2012

Odeta Nishani, zyrtarisht më e pasura ndër zonjat e para shqiptare

Shperndaje
Etiketat

Rrogat

Zonja e parë, përveç detyrës së saj si drejtoreshë në MTKRS, deklaron se është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Postës Shqiptare

Presidenti i ri, pronar vetëm i gjysmës së një apartamenti në Tiranë të blerë me kredi 

Familja e re presidenciale e Shqipërisë, e përbërë nga kreu i sapozgjedhur i shtetit, Bujar Nishani, dhe zonja e parë e vendit, Odeta Nishani, duket se kanë një gjendje ekonomike të konsoliduar, nisur nga deklarimet e pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Nisur nga drita e madhe që po hidhet mbi këtë familje, pas zgjedhjes së Nishanit si President i Republikës, gazeta në një hulumtim të bërë mbi deklaratat e dorëzuara prej tyre ndër vite sjell një bilanc total të pasurisë së çiftit presidencial deri në vitin 2010. Ajo që bie në sy nga kontrolli i deklaratave të tyre lidhet me faktin se pjesën dërrmuese të “pasurisë” së familjes e zotëron pikërisht bashkëshortja e Nishanit. Zonja e parë e vendit është pronare e vetme e tri shtëpive të banimit dhe dy dyqaneve, të gjitha të trashëguara nga i ati i saj, të vendosura në qytetin dhe plazhin e Durrësit. Nga ana tjetër, me Bujar Nishanin, zonja e parë ndan kontributin për një kredi prej rreth 4 300 000 lekë të marrë për blerjen e apartamentit të tyre të përbashkët në Tiranë në vitin 2007. Nga ana e tij, ish-ministri i Brendshëm, Nishani, nuk ka pronësi të tijën përveç gjysmës së apartamentit të Tiranës, për të cilin po shlyhet kredia dhe një automjeti tip “Tojota” të blerë me një vlerë prej 3 500 eurosh në vitin 2009.

Pasuria e Nishanit

Ish-ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, në deklaratën e fundit të dorëzuar në ILDKP-ja deklaron faktin se aktualisht ai dhe bashkëshortja e tij, Odeta, janë duke shlyer një kredi me vlerë 5 000 000 lekë e marrë në vitin 2006 për një apartament banimi në Tiranë. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2010, Nishani deklaron se gjatë kohës së marrjes së kredisë nga familja e tij janë arritur të shlyhen vetëm 700 000 lekë. Nga ana tjetër, presidenti më i ri i vendit deklaron si të ardhura pagën si ministër dhe qiratë e dy dyqaneve në Durrës, në pronësi të bashkëshortes së tij. Si ish-ministër Nishani bën pjesë në kategorinë e atyre zyrtarëve të lartë, të cilët deklarojnë shuma modeste të ardhurash të bazuara kryesisht në funksionet e tyre shtetërore dhe pa prona të trashëguara ose të blera gjatë viteve të fundit.

Pasuria e zonjës së parë

Odeta Nishani, e cila aktualisht mban detyrën e drejtoreshës së Studimit të Tregut dhe Statistikave Turistike, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deklaron se ka një pasuri të konsiderueshme në pronësi vetjake, si pasojë e trashëgimisë. Në deklaratat e saj të pasurisë, fillimisht si bashkëshorte e deputetit Nishani dhe më pas si subjekt deklarimi nisur nga pozicioni, zonja e parë thekson se ka në pronësi tri apartamente dhe dy dyqane në Durrës, të gjitha të dhuruara nga i ati i saj pas vitit 1997. Këto dhurime të herëpashershme pronash duket se i kanë krijuar Odeta Nishanit edhe privilegjin për të qenë zonja e parë e vendit me një pasuri të tillë të konsiderueshme dhe e ardhur si rezultat i trashëgimisë.

Familja

Bujar dhe Odeta Nishani janë të martuar prej 18 vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve Ersi 17 vjeç dhe Fiona 13 vjeçe. Në vitet e fundit çifti Nishani deklaronte në ILDKP një shumë prej 6000 eurosh për shkollimin e tyre. Por aktualisht djali i bashkëshortëve Nishani po shkollohet në një kolegj në Vjenë. Pas marrjes zyrtare të detyrës, pritet që çifti të zhvendoset për të jetuar në Pallatin e Brigadave.

BE

Taulant Balla

“Çështja e madhe, më e madhja çështje e Shqipërisë sot, çështja e bashkimit tonë me Europën, mori një goditje të rëndë. Europa sot është më larg se një javë më parë”

15.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.