Postuar me: 14:37 12-06-2012

Olladashi: Tarifat për mirëmbajtjen rrugës së Kombit, 5 euro

Shperndaje
Etiketat

TIRANË- Të gjithë përdëruesit e rrugës Durrës-Kukës do të paguajnë rreth 5 euro. Kjo është tarifa që synohet të arrihet nga kompania që do të shpallet fituese në fazën e dytë të tenderit, për marrjen me koncension të mirëmbajtjes së rrugës së Kombit.

‘Kriter themelor vlerësimi në fazën e dytë të jetë tarifa. Pra, sa më e ulët, do të jetë tarifa e ofruar për përdorimin e rrugës, aq më i avatanzhuar do të jetë një nga ofertuesit për të fituar. Do të shikojmë se cilat do të jenë ofertat por, besoj se do të jenë në kufirin e 5 euro’,- deklaroi ministri Olldashi.

‘Më 27 nëntor, do të bëjmë përurimin e 60 km të rrugës së Kombit, që do të jetë edhe një lidhje shtesë e fuqishme nga Tirana në Prishtinë’, deklaroi ministri kosovar i Transportit, Fehmi Mujota.

Këto deklarata ministrat e Transporteve, Olldashi dhe Mujota, i bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave, mes dy vendeve. Ndërkaq, në fjalën e tij ministri kosovar i Transporteve i rezervoi një urim edhe presidentit të zgjedhur Bujar Nishani.

12.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.