Postuar me: 7:46 18-06-2012

Oslo, Aung San Suu Kyi merr pas 21 vitesh Nobelin për Paqen

Shperndaje
Etiketat

Liderja e opozitës në Birmani arrin të tërheqë çmimin, e akorduar vite më parë

Birmania është në rrugën drejt demokracisë, por është e nevojshme vendosja e një besimi “jo të verbër” në të ardhmen e saj, edhe sepse ka ende shumë pengesa, konflikte, të burgosur të ndërgjegjes dhe refugjatë. Kjo ka qenë deklarata e Aung San Suu Kyi, lideres së opozitës së Birmanisë, teksa tërhiqte në Oslo çmimin Nobël për Paqen. Kyi është nderuar me këtë çmim 21 vjet më parë, kur ishte ende në fillim të arrestit të gjatë shtëpiak.

E emocionuar, por si zakonisht karizmatike, “Zonja”, e veshur me një kostum tradicional birman dhe e pritur me duartrokitje, ia ka atribuuar çmimin meritës së “kthimit në realitet”  dhe në veçanti, kthimit të vëmendjes së botës tek lufta për demokraci në Birmani.

“Paqja absolute është një objektiv i paarritshëm, por duhet të vazhdojmë ta ndjekim si një udhëtar në shkretëtirë që ecën duke ndjekur yllin si pikë referimi”, u shpreh Kyi. Suu Kyi, që pas pak ditësh mbush 67 vjeç, ka pranuar progreset e kryera së fundmi me reformat nga presidenti i Birmanisë, Thein Sein, “të cilat më mundësuan të jem këtu sot”, tha ajo. Më tej Suu Kyi ka prekur edhe temën e numrit të lartë të të burgosurve politikë, pavarësisht lirimit të qindrave prej tyre në muajt e fundit. “Edhe vetëm një i burgosur i ndërgjegjes është shumë”, ka deklaruar ajo.

16 qershor 2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.