Postuar me: 21:45 12-07-2015

“Oxi” për Greqinë? Italia ndërkohë irritohet me Gjermaninë (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip GreqinëA mund të ketë dalje të Greqisë për pesë vite nga Eurozona? Minsitri gjerman i Financave ka shkaktuar me këtë debate të ashpra në Bruksel. Greqia do të duhej da largohej për pesë vite nga Eurozona dhe të rregullojë çështjet rreth borxheve. E mundur do të ishte që Greqia të garantojë edhe me pasuri të shtetit kreditë e marra, thuhet në një dokument të qeverisë gjermane. Nëse ky dokument vërtetë do të shërbejë si bazë për diskutime, mbetet të shihet. “Grexiti i përkoshëm” thuhet se ka qenë temë debati edhe në takimin e kancelares Angela Merkel me minsitrin e Financave Wolfgang Schäuble dhe zëvendëskancelarin nga SPD, Sigmar Gabriel, para disa ditësh. Në këtë dokument thuhet se Gjermania është e gatshme që Greqia të dal nga Eurozona dhe të përballet me të gjitha pasojat. Kështu Wolfgang Schäuble pozicionohet qartë në anën e atyre që kanë pozicione më të ashpra në Eurogrup.

Eurogrupi i përçarë

Rreth 10 shtete janë në grupin e atyre që kërkojnë masa më të ashpra. Përveç Gjermanisë aty janë edhe Finlanda, Holanda dhe Sllovakia. Ministri sllovak i Financave, Peter Kazimir e mbanë të hapur mundësinë e largimit të Greqisë nga Eurozona. “Një marrëveshje dhe negociata për paketën e tretë të ndihmave me Greqinë sot nuk do të ketë”, tha ai në prag të samitit të Eurogrupit për Greqinë. Ndërsa ministri finlandez Alexander Stubb i vlerëson si të vogla shansat për një marrëveshje për paketë të tretë ndihmash në vlerë prej 80 miliardë euro për tre vitet e ardhshme. Stubb thotë se i ka duart e lidhura, sepse parlamenti në Helsinki nuk është i kënaqur me reformat greke. Populistët e djathtë në koalicion “Finlandezët e Vërtetë” janë kundër ndihmave për Greqinë.

Italia e zemëruar me Gjermaninë

Në anën tjetër janë ata të cilët me dëshirë do të ndihmonin Greqinë, ndonëse qeveria majtiste e Alexis Tsipras ka humbur besimin me ecejaket e saj pro dhe kundër reformave. Ministri italian i Financave Pier Carlo Padoan tha se besimi është zbehur, por shpreson se do të ketë një paketë të tretë ndihmash. Mendohet se kryeministri italian Matteo Renzi do të kritikojë ashpër refuzimin e ngurt gjerman. “Mjaft më”, tha Renzi në një intervistë për gazeta. Greqisë nuk mund t’i bëhet presion edhe më i madh. Franca ka bërë përpjekje së fundi të ndërmjetësojë. Parisi mendon se duhet filluar negociatat për paketën e tretë të ndihmave.

Rritet skepticizmi në Bruksel

Komisioni i BE ka bërë shumë përpjekje për të gjetur një kompromis. Nga Athina ka kërkuar shpesh plane për reforma. Por edhe ai po largohet ndërkohë nga Greqia. Zëvendëspresidenti i Komisionit Valdis Dombrovskis, mendon se për momentin shansat janë të vogla që të fillohen negociatat për një paketë të tretë. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn, paralajmëron se nëse Gjermania “angazhohet për Grexit, kjo do ta futë në një konflikt të ashpër me Francën. Reputacioni i Gjermanisë është në lojë.

Athinës nuk i besohet

 

Gati të gjithë kërkojnë nga Ahtina dëshmi të tjera se do të zbatojë reformat. Por kohë të mjaftueshme nuk ka. Pa shpresat për një paket të tretë ndihmash, bankat greke do të mbeten të mbyllura edhe javën që po vjen. Ekonomia është buzë kolapsit. Tri institucionet: Komisioni i BE, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë vlerësuar se Greqisë i duhen deri në fund të vitit 2018 më shumë se 80 miliardë euro. Propozimet e qeverisë greke nuk janë të mjaftueshme për përmasat e këtilla të ndihmave. Tani presidentët dhe kryeministrat duhet të vendosin. Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk e ka shtyrë një samit të parashikuar për sot-. “Nuk do të ketë samit deri sa nuk gjejmë ndonjë zgjidhje”, tha ai. Ministrja lituaneze e Financave Rimantas Sadzius, thotë se “politikanët ndonjëherë mund të bëjnë gjëra magjike, por tani kërkohet një moment magjik.”

 

12.07.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.