Postuar me: 10:38 26-10-2016

Pagat e gardianëve, kërkesë për t’u barazuar me Policinë e Shtetit (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

policiaVendimi i qeverisë për rritjen nga janari të rrogave të policëve është ndjekur me vëmendje edhe nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas këtij institucioni, kjo rritje duhet të përfshijë edhe pagat e punonjësve të burgjeve dhe për të mbështetur këtë pretendim ka një fakt të thjeshtë: ligjin 10.032 të vitit 2008, për pagat e policisë së burgjeve, i cili, sipas drejtorisë, nuk zbatohet prej 8 vitesh.

“Neni 3, pika 4 përcakton se Policia e Burgjeve trajtimin financiar duhet ta ketë njësoj si Policia e Shtetit”, deklaron Arben Qerimi, specialist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Por kjo drejtori nuk mjaftohet me kujtesë, por e ka zyrtarizuar tashmë këtë kërkesë. “Sot kemi përgatitur pr/vendimin, ku është përcaktuar paga bazë dhe shtesa për natyrë pune e shërbimi që duhet të përfitojë punonjësi i Policisë së Burgjeve. Shtesa është goxha që punonjësi të përfitojë 15 mijë lekë”, saktëson Qerimi.

Nëse kjo kërkesë do të miratohet, ajo pritet të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e policisë së burgjeve, si dhe të afrojë elementë më cilësorë në këtë sistem.

Ajo pritet të kalojë fillimisht tek ministri i Drejtësisë, i cili nëse e miraton, duhet të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave, që do të gjendet përballë një befasie tjetër, dhuratë e qeverisë së mëparshme.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.