Postuar me: 14:35 26-10-2016

Partizani -Skënderbeu ,Përplasja për titullin do të luhet në Elbasan (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

partizani_skenderbeuSfida kryesore e javës së 9 në Kategorinë Superiore, përplasja e drejtpërdrejtë për titullin mes Partizani dhe Skënderbeu , do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi vendin ku do të luhet 90-minutëshi mes ekipit të dytë dhe të parë në renditje, me diferencën prej 2 pikësh, që secila skuadër synon ta ndryshojë në favorin e saj.Partizani do të presë Skënderbeu në “Elbasan Arena” të dielën në orën 17:00, pasi opsioni që ishte diskutuar së fundmi, spostimi në stadiumin “Selman Stërmasi” ka “perënduar” si mundësi.

“Demat e kuq”, të cilët janë organizatorë të takimit, pritën përgjigjen e Tiranës, por dëmtimi i tapetit për shkak të fluksit, ka imponuar bardheblutë që t’i vënë kyçin impiantit.

Për të dy ekipet, në fokus do të jetë Kategoria Superiore, edhe pse mesjava do t’i impenjojë në Kupën e Republikës, turneu i dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Skënderbeu kryeson me 2 pikë më shumë se Partizani dhe një fitore e mundshme pritet të sjellë rokadën në renditje, me “Demat e kuq” që mund të kalojnë kampionët në fuqi me një pikë.

Nderkaq lojtari i Partizanit, Luka Bertoni ndërpret aventurën me Partizanin. Klubi dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin dypalësh. Njëkohësisht klubi saktëson se ka arritur edhe marrëveshjen me Sudtirolin, klub i cili disponon edhe kartonin e mesfushorit italian.

Bertoni iu bashkua me 15 herë kampionët e vendit në muajin korrik në formën e huazimit nga italianët e Sudtirolit, dhe u aktivizua me të kuqtë në ballafaqimet europiane dhe në katër ndeshjet e para të sezonit 2016-2017”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.