Postuar me: 8:29 13-06-2012

Pelegrinazhi i kishës së Laçit, aty ku besimi mbledh bashkë të gjitha fetë

Shperndaje
Etiketat

13 qershori shënon ditën e pelegrinazhit të madh në kishën e Laçit.

Qindra besimtarë nga i gjithë vendi janë mbledhur mbrëmjen e kaluar në shpatin e malit mbi qytetin e Laçit, ku shekuj më parë mendohet se kaloi shenjtori Shën Ndou, për të qenë aty në orët e para të ditës së shenjtë. Sipas besimit katolik, nata e 12 qershorit përkujtohet një ditë para vdekjes së Shën Ndout.

Por pelegrinazhi i besimtarëve ka nisur prej të paktën tre muajsh. Dita e sotme përmbyll pelegrinazhin e 13 të martave rresht në këtë vend të shenjtë.

Njerëz të besimeve të ndryshme mblidhen nga e gjithë Shqipëria për t’u lutur për më shumë shëndet, mbarësi dhe mirëqenie.

Historitë e mrekullive të këtij vendi të shenjtë, të cilat qarkullojnë gojë më gojë, nuk janë të pakta. Besimtarët flasin për mrekulli që ndodhin pa dallim feje, ndërsa ngjiten në këmbë, shpesh edhe zbathur, në drejtim të vendit që shpresojnë se mund t’u japë një zgjidhje problemeve të tyre.

Ngjitja e të tatëpjetës jo pa vështirësi është simboli i sakrificës, ndërsa pelegrinë me besime të ndryshme fetare urojnë njëri-tjetrin “Të ndihmoftë”.

Pelegrinazhi në kishën e Laçit shoqërohet çdo vit me masat e marra nga autoritetet vendore. Shërbimi spitalor i rrethit të Kurbinit ngre çdo vit një pikë urgjence pranë kishës, për t’u ardhur në ndihmë personave që do të kenë nevojë, ndërsa forcat e policisë janë në gatishmëri në çdo kohë.

Çdo vit, 13 qershori mbledh në kishën e Laçit të paktën 1 milion pelegrinë.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.