Postuar me: 7:11 14-06-2012

“People”, fotoja e dasmës së Matthew dhe Camilla McConaughey

Shperndaje
Etiketat

“Martesa është një aventurë që do e jetojmë së bashku”, ka thënë aktori hollivudian për revistën prestigjioze

Matthew McConaughey u martua me të fejuarën e tij braziliane, Camilla, rreth një muaj më parë, në një ceremoni të  mbajtur larg syrit të gazetarëve.
Ndërkohë, fotoja e çiftit në ditën e tyre të dasmës është botuar sot nga revista amerikane, “People”. Në kopertinën e tabloidit, Camilla 29 vjeçe mban të veshur fustanin e bardhë, ndërsa në kokë ka një vello të bukur dhe në ballë një shirit ngjyrë argjendi . Ndërkohë, Matthew, 42 vjeç, është i veshur me kostum dhe i kthyer në drejtim të bashkëshortes, shfaqet shumë i buzëqeshur dhe i lumtur.

Duke folur për vendimin e marrë prej tyre për t’u martuar, Matthew tha për revistën ‘People’ se: “Ne vendosëm të lidheshim në mënyrë zyrtare në martesë, duke e parë atë si një aventurë të cilën duam ta përjetojmë së bashku”.
Çifti u martua më 19 maj, në Teksas, në një ceremoni ku ishin të pranishëm rreth 120 të ftuar, midis të cilëve personazhe VIP si Reese Witherspoon apo Woody Harrelson.

Por, sigurisht që mysafirët më të rëndësishëm në atë dasmë ishin dy fëmijët e çiftit, djali Levi, 3 vjeç dhe vajza Vida, 2-vjeçare, të cilët patën një rol të rëndësishëm gjatë ceremonisë, duke qenë se Levi mbajti unazat e çiftit drejt altarit, ndërsa vajza, Vida mbante në duar tufën me lule.

Çifti kishin jetuar bashkë për 6 vjet përpara se të fejoheshin në dhjetor të vitit që shkoi dhe të lidheshin në martesë rreth një muaj më parë.

13 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.